Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit Marijana Nikollova u angazhua për të promovuar zanatin e përpunimit të qilimave bullgarë si pjesë e programeve për turnetë kulturore-historike në vend. Ajo e tha këtë gjatë vizitës së saj në punishten për qilima të punuar me dorë në fshatin Kostadinovo të rrethit të Pazarxhikut, transmetoi BTA.
Ndër klientët e firmës bullgare, përveç familjes mbretërore britanike dhe familjeve të tjera mbretërore në Evropë, janë edhe shumë prej muzeve të njohur në botë.
Në mbi 200 pallate në Britaninë e Madhe ka qilima nga Kostadinovo. Dhoma e kajzerit në muzeun e Vjenës “Albertina” gjithashtu disponon një qilim prej leshi nga Kostadinovo.
Sipas Nikollovës qilimat unikalë bullgarë mund të bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore të Evropës.Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, përshëndeti dizajnin e monedhës bullgare 1 euro në një postim në rrjetin social "Facebook", raportoi BTA. "Lajme emocionuese për Bullgarinë dhe eurozonën! Hidhini një sy dizajnit..
49.2% e qytetarëve bullgarë mbështesin anëtarësimin në eurozonë, dhe 45.8% janë kundër. Kjo tregohet nga një anketë nga "Alfa Research", e kryer në periudhën 8-22 korrik midis 1200 qytetarëve dhe 500 përfaqësuesve të biznesit, si pjesë e..
Shkencëtarë nga katedra “Astronomi” e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” kanë studiuar M2 – një nga grupimet më të vjetra yjore në galaktikën tonë. Grupimet yjore përfaqësojnë grupe yjesh, të lidhura midis tyre përmes gravitetit të..