Shkencëtarë nga mbarë bota do të marrin pjesë në Simpoziumin e parë Ndërkombëtar të Bioinformatikës dhe Biomjekësisë BioInfoMed' 2020. Ai do të mbahet në qytetin Burgas nga 8 deri më 10 tetor.
Ndër temat e forumit janë intelekti artificial në mjekësi, modelimi biomjekësor, biomembrana dhe biomateriale, inxhinieria e qelizave dhe e indeve, modelim biomolekular.
Në simpozium priten shkencëtarë nga universitete dhe institute prestigjioze në Britaninë e Madhe, Francën, ShBA-në, Australinë, Indinë, Afrikën e Jugut etj.
Ata do të prezantohen me 75 kumtesa shkencore të cilat do të publikohen në botimin shkencor Springer.
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..