Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tituj bullgarë dhe premiera në Operën e Sofjes

Foto: operasofia.bg

Stina e re e Operës së Sofjes i është kushtuar 130 vjetorit nga krijimi i trupës së parë të operës tek ne. Viti është 1890, pak pas Çlirimit, kur në Bullgari akoma nuk ka as arsim profesional muzikor, as mjaft bullgarë - instrumentistë dhe këngëtarë. Kështu veprimtaria operistike tek ne niset drejt sukseseve të ardhshme , të cilat kanë krijuar autoritetin e madh të vendit tonë në këtë fushë.

“Në periudhën 1890-91 lind ideja e madhe për teatër bullgar të Operës në Sofje. Kjo tërheq entuziastë dhe nga qytetet e tjera në vendin tonë - rikujton drejtori i Operës së Sofjes akademik Pllamen Kartallov.

Ne, njerëzit modernë, duhet të shikojmë  drejt së kaluarës tonë të lavdishme, në të cilën shumë talente bullgarë kanë lindur dhe kanë dhuruar jetën e vet dhe dhuntinë skenës së operës - jo vetëm në vend, por dhe jashtë. Ja përse e dedikojmë të gjithë stinën 2020/21 kësaj nisme. Do ta shënojmë me ngjarje të rëndësishme nga veprimtaria e Operës së Sofjes. Gjatë stinës së re do të tingëllojnë krijime klasike të operës, si dhe krijime moderne. E nisim sezonin më 9 tetor me “9 vëllezërit e Janës” nga Ljubomir Pipkovi - një titull, të cilin me shumë gëzim e luajmë nëpër skenat e ndryshme. E prezantuam spektaklin në skenën e Bolshoi Teatrit, gjatë kësaj vere me të hapëm dhe festivalin e ri “Portali i dy botëve”, në kalanë nga antikiteti i vonë Cari Mali Grad”.

Le të rikujtojmë se,“9 vëllezërit e Janës” është një nga operat më të rëndësishme bullgare. Ljubomir Pipkov punon mbi vepër gjatë kohës së studimeve të tij në École normale de musique në Paris, duke e përfunduar gjatë vitit 1937, kur tanimë punon në operën e Sofjes.

Akademik Kartallov vizatoi dhe aksentë të tjerë në programin e operës së Sofjes:

“Për publikun e fëmijëve stina po kështu fillon me titull bullgar - “Lili dhe perla magjike”, program muzikor të Ljubomir Denevit në bazë të krijimit të Valeri Petrovit. Stina u është përkushtuar dhe debutuesve. Do t'u kushtojmë një vëmendje të veçantë dhe talenteve bullgare, që të mund të kenë mundësi të zhvillohen.”

Sipas akademikut Kartallov tani është momenti të dalim pak nga pak nga korona-kriza, pavarësisht se mund të nevojitet që Opera e Sofjes të ndryshojë disa pjesëmarrje / të cilat janë bërë tradicionale / të dirigjentëve dhe artistëve të huaj:

“Ne jemi në një kontakt të vazhdueshëm me artistët nga jashtë, të cilët tanimë kanë lënë mbresë në repertorin e Operës së Sofjes - dirigjentët Constantin Trinks, Erich Wächter, dirigjentë nga Rusia, Çekia, Anglia si dhe me këngëtarë si Katrin Foster, e ftuar posaçërisht që të interpretojë rolin kryesor  në “Elektra” të Richard Strauss. Por, çdo gjë sikurse është në një pikë e ngrirë dhe asnjë nuk merr guximin të marrë përsipër angazhim, me qenë se në këtë moment situata nuk është stabile në të gjithë botën. Publiku do të mund t’i gëzohet premierës së baletit “Njëmijë e një netët” të Fikret Amirovit, koreografia është e pedagogut me famë botërore dhe balerin  Eldar Aliev. Si dhe të operës “Dama Pika” të Çajkovskit, nën regjisurën e Vera Petrovës. Është parashikuar dhe festivali tradicional i Vagnerit, dhe po kështu dhe premiera në skenën e Operës Bullgare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Allbena Bezovska dhe operasofia.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Në “Librin e këngëve të BE-së” u përfshinë 6 këngë të përjetshme bullgare

U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-së, transmeton BTA. Përzgjedhja e këngëve u realizua nga anëtarët e 17 akademive muzikore nga 14 vende të BE-së. Në votimin publik..

botuar më 24-11-06 9.58.PD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD