Akademia Bullgare e Shkencave më 12 tetor shënon 151 vjet nga krijimi. Profesoresha Lizbet Ljubenova, drejtoreshë e Arkivit Shkencor të Akademisë, do të mbaj një fjalim “150 vjet Ekzarkia Bullgare dhe lidhjet e saj me Shoqatën Letrare Bullgare”.
Për shënimin e përvjetorit në sallën qendrore të akademisë u rregullua ekspozita kushtuar përvjetorit të 150-të të revistës së parë shkencore bullgare.
Institucioni më i vjetër shkencore tek ne u krijua në vitin 1869 në qytetin rumun Braillasi pasardhës i Shoqatës Letrare Bullgare. Nëntë vjet para Çlirimit të vendit nga zgjedha turke në vitin 1878 shoqata i vuri vetes detyrën të kthehet në një qendër shkencore e cila përhap arsimimin ndër bullgarët.
Sot në Akademinë realizohen studime shkencore në nëntë drejtime nga të gjitha fushat e dijes njerëzore.
Akademia Bullgare e Shkencave disponon 42 institute shkencore 8 laboratorë me afro 3000 shkencëtare, shtëpi botuese, bibliotekë, arkiv shkencor.
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...