“Jemi të papërgatitur për strategjinë “Nga ferma në tryezë”, e cila u miratua nga Komisioni Evropian, vuri në dukje para BNR-së përpunuesi i mishit Kirill Vëtev.
Qëllimi i strategjisë është që t’i kooperojë pjesëmarrësit në vargun agro-ushqimor – prodhues në fushë, përpunues, tregtarë dhe konsumatorë. Mirëpo, në Bullgari nuk ka një organizatë të tillë, shënoi ai.
Vëtev rikujtoi se gjatë viteve 30 të shekullit XX në Bullgari ka pasur kooperativa shumë të zhvilluara dhe në saje të tyre vendi ynë ka qenë ndër eksportuesit e mëdhenj të frutave, perimeve, mishit dhe qumështit në Evropë.
Sipas Vëtevit që të mund t’i përgjigjemi strategjisë organizatat profesionale duhet të shndërrohen në organizata me të drejta dhe përgjegjësi dhe kjo mund të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve në ligj.
Në vendet e zhvilluara problemi i organizatave profesionale është se si të gjejnë tregje të reja dhe të fitojnë besimin e konsumatorit, ndërsa te ne problemi më i madh është ta mbledhin kuotën e anëtarësisë, nënvizoi sipërmarrësi.Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..