“Jemi të papërgatitur për strategjinë “Nga ferma në tryezë”, e cila u miratua nga Komisioni Evropian, vuri në dukje para BNR-së përpunuesi i mishit Kirill Vëtev.
Qëllimi i strategjisë është që t’i kooperojë pjesëmarrësit në vargun agro-ushqimor – prodhues në fushë, përpunues, tregtarë dhe konsumatorë. Mirëpo, në Bullgari nuk ka një organizatë të tillë, shënoi ai.
Vëtev rikujtoi se gjatë viteve 30 të shekullit XX në Bullgari ka pasur kooperativa shumë të zhvilluara dhe në saje të tyre vendi ynë ka qenë ndër eksportuesit e mëdhenj të frutave, perimeve, mishit dhe qumështit në Evropë.
Sipas Vëtevit që të mund t’i përgjigjemi strategjisë organizatat profesionale duhet të shndërrohen në organizata me të drejta dhe përgjegjësi dhe kjo mund të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve në ligj.
Në vendet e zhvilluara problemi i organizatave profesionale është se si të gjejnë tregje të reja dhe të fitojnë besimin e konsumatorit, ndërsa te ne problemi më i madh është ta mbledhin kuotën e anëtarësisë, nënvizoi sipërmarrësi.Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..
Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..