Rrezet e fundit të diellit ndriçojnë statujën e Shën Sofies në zemër të kryeqytetit, kurse shkëlqimi i maskës së saj të artë verbëron pak shikimin e kalimtarëve të përshpejtuar. Duke mos pritur akoma ardhjen e natës, dritat e lokaleve tërheqin klientët e vet të parë. Muzika bëhet më e fortë dhe sikurse pak e mbyt zhurmën. Në qoftë se i vëmë veshin mbase do të kapim nga diçka dhe nga ajo , e cila në këtë moment po i emocionon njerëzit.
Çdo një ditë mund të jetë e ndryshme dhe të mbahet mend. Prandaj është mirë t’i dhurojmë vetes dhe pak kohë, që të mund të ndiejmë ngjyrën, bukurinë dhe shpirtin e qytetit. Kurse të gjithë këtë mund ta gjejmë të mbledhur në vende më të papritura. Nëse për shkak të pandemisë nga Covid-19 ose për shkaqe të tjera personale, përgjigja e pyetjes “Cila është receta për një natë jashtë e cila të mbahet mend?” i bënë kryeqytetasit të na befasojnë me përgjigjet e veta.
“Unë i pëlqej shumë shëtitjet e vona në mbrëmje, kur qyteti ka fjetur, kurse rrugët janë bosh dhe të qeta - tregon Eli përpara Radio Bullgarisë. Më pëlqejnë dritat e qytetit, të cilat në ngjashmëri me xixëllonjat e vogla më çojnë në një realitet tjetër. Kur kaloj përmes ndonjë godine banimi, e hedh vështrimin drejt dritareve të ndriçuara dhe përfytyroj sesi njerëzit hanë darkë ose bisedojnë, të zhytur në atmosferën e këndshme të shtëpisë. Bukuria dhe joshja e Sofjes gjatë natës nuk fshihet në një mbrëmje, të kaluar në një lokal të përmbushur me njerëz dhe të një kompanie të zhurmët, prandaj preferoj shëtitje nëpër qendrën e qytetit . Kurse kur kthehem vonë, me paramendim nuk përdor taksi ose transport urban dhe ec më këmbë. Kjo është koha ime për të mbetur vetëm dhe për tu menduar.”
Gjatë viteve të fundit Sofja gjithnjë e më shpesh na tregon dhe një fytyrë të vet tjetër-të një mikpritëse të festivaleve të larmishme. Nëse ato do të ndryshojnë përfytyrimin klasik të kryeqytetasve për një mbrëmje jo angazhuese në fund të javës së punës ose gjatë fundjavës?
“Mbase festivalet në ndonjë farë mënyre i transformojnë përfytyrimet e njerëzve për një kohë të plotëvlefshme jashtë - mendon Tanja. Kjo me siguri që është për mirë, sepse po të shkosh në kinema, në festival të xhazit ose në ndonjë festival tjetër në të hapur, kjo është një mënyrë e përshtatshme të gërshetosh kulturën me artin me një mbrëmje me shokë e cila të mbahet mend. Por, edhe sikur të jesh vetëm mund të njihesh me njerëz të shumtë dhe të zbulosh gjëra të përbashkëta me ta.”
Sipas Tanjës festivalet pasurojnë edhe më shumë përfytyrimin për qytetin dhe e kthejnë në një qendër të njerëzve me mendime, interesa dhe vullnet të përbashkët për ndryshimin e mjedisit i cili i rrethon.
Kryeqyteti mund të duket në mënyrë të ndryshme dhe në qoftë se thjesht e vështron përmes shishes me një pije të dashur dhe të preferuar. Për Stefanin ajo gjithmonë është e shoqëruar me një rok të mirë dhe shokë të mirë, me të cilët të ndajë dy pasionet e veta.
“Sofja e natës për mua është e lidhur me birrën kraft dhe me vendet në të cilat ajo shitet dhe konsumohet - tregon ai. Unë jam nga njerëzit, të cilët pëlqejnë të shkojnë në lokale të caktuara, ku vizitorët njihen”.
Përveç në lokalet e birrës, gjatë ditëve të ngrohta Stefani shkon dhe në parqet e qytetit dhe në kopshtet e lagjes. Ato janë një vend i preferuar për çlodhje dhe për Luizën , e cila na zbulon akoma përbërëse të detyrueshme për një natë e cila mund të mbahet mend.
“Gërshetimi midis qetësisë dhe dinamikës në varësi nga gjendja shpirtërore, të cilën e ke pasur gjatë ditës ose gjatë javës - propozon recetën e saj ajo. Po të kem qenë më e ngarkuar, preferoj vendet më të qeta ose mbledhjet nëpër shtëpia. Për ndryshe disa nga mbrëmjet më të mira të dëfrimit në të cilat kam qenë kanë qenë të bashkësive bullgare jashtë Në to gjithmonë ka një muzikë të shkëlqyer, frymë bullgare dhe reciprocitet. Kurse kur ndaj festës përfshihet dhe ndonjë vend tjetër ballkanik, përjetojmë një natë, e cila mbahet mend gjatë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..