Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një antirekord i ri – 819 janë rastet e reja të të infektuarve me COVID-19, 350 – të shëruarit

Foto: EPA/BGNES

819 janë të infektuarit me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 5 898 PCR teste të realizuara, tregon Sistemi Unik Informativ. Këto janë 13.89% prej të testuarve, që gjithashtu është një përqindje e lartë.

Numri total i të infektuarve me koronavirus në Bullgari është 26 593 veta. Të shëruarit në harkun e shënuar kohor janë 350, ndërsa që nga fillimi i pandemisë - 16 489. Të shtruarit në spital janë 1380, 67 prej të cilëve në repartet intensive.

Që nga 15 tetori nxënësit në Tërgovishte (Bullgari Verilindore) do të mësojnë në distancë. Janë mbyllur klubet e pensionistëve në bashki. Urdhëresa është në fuqi deri në 30 nëntor. Shkaku për këto masa është numri i rritur i të infektuarve gjatë 14 ditëve të fundit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirrill Petkov

“Po e vazhdojmë ndryshimin” këmbëngulin për një kryeministër të distancuar baras nga të gjitha partitë

Në negociatat për qeveri, figura e kryeministrit do të jetë një vijë e kuqe për “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). Formacioni vazhdon të insistojë që të ketë një kryeministër të distancuar në një mënyrë të barabartë nga partitë. Bashkëkryetari i partisë,..

botuar më 24-12-18 12.40.MD
Borisllav Gucanov dhe Kostadin Kostadinov nga foltorja e Kuvendit Popullor

BSP dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan një projekt dhjetëvjeçar të bashkëpunimit ushtarak me Ukrainën

"BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis Bullgarisë dhe..

botuar më 24-12-18 11.41.PD
Bojko Borisov

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, është shprehur optimist për bisedimet për formimin e qeverisë, Deljan Peevski premtoi se do të jetë një opozitë e fortë

Ka shanse për të formuar një qeveri të rregullt. Përpara gazetarëve, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se deri tani negociatat po shkojnë mirë. “Sa më shumë të heshtim, aq më mirë”, vuri në dukje Borisov dhe shprehu optimizëm për bisedimet që po..

rinovuar më 24-12-18 11.08.PD