819 janë të infektuarit me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 5 898 PCR teste të realizuara, tregon Sistemi Unik Informativ. Këto janë 13.89% prej të testuarve, që gjithashtu është një përqindje e lartë.
Numri total i të infektuarve me koronavirus në Bullgari është 26 593 veta. Të shëruarit në harkun e shënuar kohor janë 350, ndërsa që nga fillimi i pandemisë - 16 489. Të shtruarit në spital janë 1380, 67 prej të cilëve në repartet intensive.
Që nga 15 tetori nxënësit në Tërgovishte (Bullgari Verilindore) do të mësojnë në distancë. Janë mbyllur klubet e pensionistëve në bashki. Urdhëresa është në fuqi deri në 30 nëntor. Shkaku për këto masa është numri i rritur i të infektuarve gjatë 14 ditëve të fundit.Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..
Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..