Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protestat po vazhdojnë edhe pas Kryengritjes së pestë të Madhe Popullore

Foto: BGNES

Këtë mbrëmje do të zhvillohet protesta e 101 kundër pushtetarëve në Bullgari. Protesta do të mbahet në vendin tradicional në qendër të Sofjes – para godinës së Presidencës.

Dita e djeshme e 100-të e protestave të shpallur si “Kryengritja e Madhe Popullore – 5”, kaloi në kushtet e një shiu të rrëmbyeshëm dhe të njëfarë tensioni mes protestuesve dhe policisë.

Të pakënaqurit bënë thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Bojko Borisov, të Kryeprokurorit Ivan Geshev dhe të drejtorit të përgjithshëm të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Emill Koshllukov, njoftuan reporteret Nadezhda Nikollova dhe Cvetelina Stojanova.

Protestuesit morën përkrahje në vendin e protestës nga eurodeputetë nga Kroacia dhe Vendet e Ulëta. Eurodeputetja Ramona Strugariu u përfshi nëpërmjet një video – lidhjeje. Ajo shpalli se fitorja e arritur në Bruksel është fitore e çdo bullgari, i cili gjatë 100 ditëve të fundit ka protestuar në sheshe.

Shpërtheu tension edhe para godinës së BNT-së, pasi dhjetëra protestues u përpoqën të hyjnë në godinë, duke shfaqur dëshirë për të marrë pjesë në programin për analiza politike “Panorama”, ku në këtë moment drejtuesi i programit Bojko Vasilev intervistonte Arman Babikjan nga “Trioja e Helmuar” – iniciatori i protestave. Kundër godinës hidheshin sende dhe një prej qelqeve të BNT-së u thye.

Në qytetin Veliko Tërnovo gjithashtu u zhvillua një miting dhe procesion proteste. U bllokua përkohshëm lëvizja në qendër të qytetit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali folklorik ndërkombëtar "Deti i ritmeve" do të mbahet në Ballçik

Festivali folklorik ndërkombëtar “Deti i ritmeve” do të mbahet nga sot, 20 shtator, deri më 23 shtator në qytetin e Detit të Zi, Ballçik. Më shumë se 1200 interpretues kanë aplikuar për festivalin, i cili është i karakterit konkurrues. Do të..

botuar më 24-09-20 6.30.PD

Qyteti Trojan mbledh turistë dhe njohës në Festivalin Tradicional të kumbullës

"Ditët e Shisheve të Hapura" do të mbahen nga Vinprom - Trojan nga data 21 deri më 23 shtator. Nisma është në kuadrin e Festivalit Bullgar të Kumbullës, partner tradicional i të cilit është ndërmarrja. Kantina do të hapë dyert për vizitorët e..

botuar më 24-09-20 5.25.PD

Parashikimi i motit për 20 shtatorin 2024

Ditën e premte do të mbajë mot me vranësira, paradite në ultësira me mjegull. Në disa zona do të ketë reshje, në masivet jugperëndimore dhe në rajonet juglindore do të jenë intensive. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10° dhe 16°, në Sofje..

botuar më 24-09-19 7.35.MD