Këtë mbrëmje do të zhvillohet protesta e 101 kundër pushtetarëve në Bullgari. Protesta do të mbahet në vendin tradicional në qendër të Sofjes – para godinës së Presidencës.
Dita e djeshme e 100-të e protestave të shpallur si “Kryengritja e Madhe Popullore – 5”, kaloi në kushtet e një shiu të rrëmbyeshëm dhe të njëfarë tensioni mes protestuesve dhe policisë.
Të pakënaqurit bënë thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit Bojko Borisov, të Kryeprokurorit Ivan Geshev dhe të drejtorit të përgjithshëm të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Emill Koshllukov, njoftuan reporteret Nadezhda Nikollova dhe Cvetelina Stojanova.
Protestuesit morën përkrahje në vendin e protestës nga eurodeputetë nga Kroacia dhe Vendet e Ulëta. Eurodeputetja Ramona Strugariu u përfshi nëpërmjet një video – lidhjeje. Ajo shpalli se fitorja e arritur në Bruksel është fitore e çdo bullgari, i cili gjatë 100 ditëve të fundit ka protestuar në sheshe.
Shpërtheu tension edhe para godinës së BNT-së, pasi dhjetëra protestues u përpoqën të hyjnë në godinë, duke shfaqur dëshirë për të marrë pjesë në programin për analiza politike “Panorama”, ku në këtë moment drejtuesi i programit Bojko Vasilev intervistonte Arman Babikjan nga “Trioja e Helmuar” – iniciatori i protestave. Kundër godinës hidheshin sende dhe një prej qelqeve të BNT-së u thye.
Në qytetin Veliko Tërnovo gjithashtu u zhvillua një miting dhe procesion proteste. U bllokua përkohshëm lëvizja në qendër të qytetit.Rritet numri i personave me probleme me veshkat, njoftoi në Ditën e sotme Botërore të Veshkave prof. Biser Borisov, shef i Klinikës së Nefrologjisë në Spitalin Universitar "Dr.Georgi Stranski" në Pleven. Sipas tij, sëmundjet kronike të veshkave prekin..
Qytetarët do të heqin dorë nga blerjet në dyqanet e mëdha dhe shërbimet bankare sot. Arsyeja e bojkotit për të pestën javë radhazi janë çmimet e larta të produkteve ushqimore bazë dhe kërkesa për të pranuar një kufi për tarifat bankare. Nismëtarët..
Nën moton "#KUSH po bllokon Kushtetutën", qindra qytetarë protestuan mbrëmë në qendër të Sofjes dhe qyteteve të tjera të mëdha, duke bërë thirrje për sundim të ligjit dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Në një simbiozë kriminale, kompania..
Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë..
Të shtunën, në qendër të qytetit Stara Zagora do të kumbojnë kambanëzat e burrave të maskuar kur në qytet do të mbahet Festivali XXIV i Lojërave të..
Vendosja e të ashtuquajturit prindërimi automatik i përbashkët do të prekë mbi gjysmë milioni fëmijë, njoftoi sociologia Donna Pikard në një konferencë..