Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sonja Radeva dhe historitë e saj me patinazh në akull

Foto: arkiv personal

Sonja Radeva bën zgjedhjen e vet jetike kur është 4 vjeçe, kur shkon në sheshin e patinazhit me nënën dhe me motrën e saj dhe vesh për herë të parë patinat e dimrit. Kuptohet se atëherë ajo nuk e kupton këtë. Me kalimin e kohës vijnë dhe pasioni dhe dëshira për t’u stërvitur. Gërsheton stërvitjet e dyhershme në ditë me shkollën. “Vetëdisiplinë, kalitje - sporti më gllabëroi dhe kështu mbetet dhe deri më sot”, tregon në intervistën e saj të dhënë për Radio Bullgarinë Sonja Radeva.

Akoma që në minutat e para të bisedës sonë figuristja më tërheq me buzëqeshjen e saj magjepsëse, me çiltërsinë e vet dhe me etjen për jetë, të cilat i posedon dhe i mban në vetvete. Sot, ajo ka pas shpine 7 tituj republikanë në patinazhin artistik, pjesëmarrje në kampionate evropiane dhe ndërkombëtare, dhe në radhë të vet jua transmeton dijet e veta fëmijëve të cilët duan të pushtojnë majat sportive.  

Çmimi i suksesit

“Çmimi isuksesit është një punë e madhe dhe e palodhshme dhe një këmbëngulje jashtëzakonisht e madhe, vetëflijim. Çdo gjë të cilën e ndërton dhe e formon sporti, ti duhet ta zhvillosh edhe shumë herë të tjera sipër.


Ajo kalon përmes sprovave të shumta, por gjithmonë vazhdon përpara. Njëherë, në një garë ndërkombëtare me majën e patinave shpon këmbën dhe nevojitet nga sheshi i patinazhit ta shpien në spital për operacion...

Kur e pyes  se çfarë është për të sporti, ajo fare nuk luhatet. “Sporti është gjëja e cila më bën jashtëzakonisht të lumtur”, thotë Sonja Radeva:

“Në qoftë se mundem të kthehem mbrapa në kohë, përsëri do ta zgjidhja për 300 herë me radhë! Në qoftë se mundesha të ndryshoja disa gjëra, do t’i ndryshoja, sepse në këtë moment shikoj përmes një prizmi tjetër. Si fillim ky është vetëbesimi - ai gjithmonë  më ka munguar. Kur kthehesh mbrapa, shikon se gjërat kanë qenë shumë më pozitive dhe të bukura. Por, mjerisht  në sportin individual  është shumë e rëndësishme dhe psikika e njeriut. Mbi të duhet të punohet.

Pjesa më e madhe e sportistëve në sportet individuale zhvillohen jashtë

Sporti është biznes dhe çdo një biznes kërkon investime. Ky është një proces, i cili përfshin hallka të tjera të shumta. Kur një prej tyre mungon, rezultati nuk mund të jetë i njëjti. U gëzohem shumë sportistëve tanë, të cilët kanë sukses. Por, mjerisht pjesa më e madhe nga këta në sportet individuale stërviten dhe përgatiten jashtë . Dhe kjo nuk është një rastësi”, pohon bashkëbiseduesja ime.

Pagimi i ulët  në sportin profesional tek ne e detyron Sonja Radevën t’i verë fund karrierës së vet si sportiste dhe të kërkojë një realizim jashtë shtetit. Ajo kalon përmes një provimi zgjedhor të rëndë dhe përmes shfaqjeve nëpër anije fillon të udhëtojë në botë – në Evropë, Azi, Amerikë, Australi... Por, në pauzat mes marrëveshjeve gjen kohë që të kthehet në Bullgari  dhe me një kënaqësi të madhe zhvillon stërvitje për fëmijët.

Buzëqeshja e fëmijëve të cilët unë i mësoj më motivon

“Kur shkoj në sheshin e patinazhit dhe i shikoj këta fëmijë sesi buzëqeshin, me çfarë dëshirë që vijnë dhe sa më të entuziazmuar dalin, më përmbushet shpirti”, thotë Sonja dhe nënvizon se, pikërisht kjo e motivon të punojë më ta: “Kur unë shikoj se ndonjë fëmijë me të vërtetë ka dëshirë, për mua kjo është më e rëndësishmja, jo kaq madje dhe cilësitë e tij. Edhe sikur të mos të stërviten për arritje të larta, fëmijët mësohen t’i bëjnë gjërat me vullnet. Kështu formohet karakteri, i cili do t’u ndihmojë gjatë gjithë jetës” - thotë Sonja me shpresën që më në fund sporti të zërë një vend të denjë në planet, të cilat i bëjnë drejtuesit tanë për të ardhmen e vendit tonë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Motrat Stoevi

Motrat Stoevi fituan në dyshe në një turne të badmintonit në Holandë

Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..

botuar më 24-10-27 5.21.MD

Varna mbledh alpinistët e rinj më të mirë në Ballkan

Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..

botuar më 24-10-26 4.55.PD
Grigor Dimitrov dhe Viktoria Tomova

Fitore e Viktoria Tomovës në Tokio, Grigor Dimitrov është i 9-ti në listën e tenisit botëror

Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...

botuar më 24-10-21 11.13.PD