Ministrja e drejtësisë Desisllava Ahlladova siguroi komisionarin e drejtësisë Didier Reynders se Bullgaria ka ndërmarrë hapa legjislativë për heqjen e regjimit të marrjes së shtetësisë bullgare kundrejt investimeve, transmetoi BTA. Në parlament tashmë u paraqitën ndryshimet e domosdoshme në Ligjin për Shtetësinë Bullgare, shtoi Ahlladova.
Ministrja e drejtësisë Ahlladova u takua me ambasadorin e Danimarkës në Sofje Soren Jacobsen, me të ciliin shqyrtuan reformën në drejtësi në Bullgari. Lidhur me konstatimet për Bullgarinë në raportin e Komisionit Evropian për superioritetin e ligjit ambasadori Jakobsen tha se vendi zhvillohet në drejtim të saktë dhe ka arritur përparim të madh.
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të..