Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projektbuxheti për vitin 2021 – shumë shpenzime dhe pikëpyetje

Foto: pixabay

Projetkbuxheti për vitin 2021 shkaktoi shumë reaksione dhe pyetje nga financierët në vend. Ndoshta më ekstrem ishte vlerësimi i ish-Ministrit të Ekonomisë Nikollaj Vasilev, i cili në një intervistë për televizionin bTV e quajti kornizën e ardhshme financiare të vendit më popullisten pas aplikimit të bordin monetar tek ne. “Ky është buxheti i një qeverie, e cila nuk ka në plan ta vazhdojë ta drejtojë vendin. Prandaj ata kanë në plan të harxhojë gjithçka dhe të mos mbetet asgjë për të tjerët që vijnë pas tyre” – ishte kategorik Vasilev. Sipas tij projektbuxheti nuk i përgjigjet as krizës, as sfidave të provokuara nga Covid-19.

“Që të jetë i tillë, në të duhet të jenë të pranishme dy prioritete të ndryshme. Njëri është lidhur me shpenzimet mjekësore për shkak të krizës së koronaviusit, ndërsa tjetri – me përkrahjen e kësaj pjese të biznesit, e cila është dëmtuar më shumë nga kriza. Mirëpo, miliardat në buxhet nuk shpërndahen në përkrahje të këtyre sektorëve, por zhyten në sfera të tjera, të cilat ende nuk janë dëmtuar, si për shembull sektori publik, ku për shkak të rritjes së shpenzimeve gjatë vitit të tanishëm dhe vitit tjetër të ardhurat e punësuarve do të vazhdojnë të rriten në mënyrë joproporcionale në krahasim me ato në sektorin privat.

Nga ana e vet në eterin e programit Horizont të BNR-së ekonomisti Petër Ganev shprehu befasim se sipas revizionit tradicional të buxhetit të vitit të tanishëm kornizat e deficitit deri në fund të vitit 2020 do të rriten nga 3.5 deri në 5 mlrd leva dhe ai do të mbetet i tillë edhe gjatë vitit tjetër.

“Për mua mbetet i paqartë shkaku për kaq shumë shpenzime në fund të vitit, duke pasur parasysh faktin se goditja më e madhe e pandemisë, të paktën deri tani, ishte gjatë marsit, prillit dhe majit. Masat kryesore për ruajtjen e vendeve të punës, si për shembull 60/40 etj., tashmë janë marrë. Kështu qe mendoj se shpenzimet janë për tregun e kapitalit, si dhe në zbatim të premtimeve në sferën sociale – rritja e pensioneve minimale, heqja e kritereve për të ardhura minimale të prindërve për ndihmat mujore për fëmijë.”  

A mund të presim reforma, për shembull në sferën sociale? Petër Ganev ishte kategorik:

“Kjo është shumë e vështirë, duke pasur parasysh shpenzimet kryesore në projektbuxhet, si për shembull rritja e pensioneve me 50 leva, gjë që nuk është lidhur me reforma. Kjo mund të thuhet edhe për ndihmat për fëmijë. Hiqet kriteri për të ardhura minimale të prindërve dhe kështu të gjithë do të marrin përkrahje financiare, por kjo është më tepër anti-reformë.”

Në pjesën e projektbuxhetit, i cili u përket ndihmave mujore për fëmijët ka një fragment tjetër të paqartë. Kriteri për të ardhura minimale të prindërve hiqet vetëm për vitin 2021, ndërsa për 2022-ën do të rimëkëmbet përsëri.

Ekonomisti doc. Grigor Sarijski e vë theksin te pensionet dhe mundësia që Bullgaria të arrijë nivelet më të ulëta evropiane të mjeteve që parashikohen për sistemin e pensionimit.

“Në qoftë se tek ne kishim strukturë evropiane të shpërndarjes së të ardhurave dhe të shpenzimeve për pensionet, ato duhej të ishin me 50 – 60 për qind më të larta nga ato të tanishme. Shpenzimet për pensione mesatarisht në BE janë nga 13 deri në 14% prej PBB-së. Në Bullgari për vitin 2021, bashkë me rritjen e parashikuar, kjo përqindje do të arrijë jo më shumë se 10.”

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, BNR-arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Para vendosjes së euros, njerëzit janë pesimistë për gjendjen e tanishme dhe të ardhshme ekonomike

Indeksi i përgjithshëm i besimit të konsumatorëve gjatë tetorit 2025 ra me 4 pikë krahasuar me korrikun, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në korrik, indeksi kishte rënë me 4.7 pikë krahasuar me prillin. Gjatë tetorit, u shënua një rritje e..

botuar më 25-11-07 1.52.MD
Foto: Konfederata e Punës

Një nga sindikatat kryesore të vendit kundërshton Buxhetin 2026

Konfederata e Punës "Podkrepa" nuk e mbështet buxhetin shtetëror të propozuar nga qeveria për vitin 2026, njoftoi sindikata. Si arsye, sindikata e dytë më e rëndësishme në vend thekson "mungesën e politikave dhe reformave për të adresuar sfidat..

botuar më 25-11-06 11.22.PD

Biznesi bojkoton diskutimin e buxhetit të vitit 2026, duke e quajtur atë “të majtë”

Kryeministri Rosen Zhiljazkov dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev anuluan mbledhjen e planifikuar për sot të Këshillit Kombëtar Trepalësh për projektbuxhetin e vitit 2026, pasi biznesi në mënyrë të paprecedentë vendosi të mos marrë pjesë në..

botuar më 25-11-05 2.47.MD