Lidhja e një martese civile, betimi në një besnikëri të përjetshme ose e thënë në mënyrë të përgjithësuar – dasma – është një akt i shenjtë në jetën e çdo një çifti të dashuruar. Pritet me një ndjenjë të veçantë, jo rrallë të shoqëruar me frikë dhe pasiguri, nuk mungon dhe doza e kotësisë dhe e marramendjes në emër të ditës së përsosur të dasmës. Mbase ju tingëllon e njohur? Po, edhe bullgarët nuk bëjnë përjashtim.
Por, secili ka historinë e vet...Në përmbledhjen “Fustani im i nusërisë” e tregojnë 44 bullgare. Autoret e tregimeve të veçanta në libër, janë në moshë të ndryshme, me profesione të ndryshme, me përvojë të ndryshme, dhe kanë një qëndrim të ndryshëm ndaj kësaj ngjarjeje speciale në jetën e një çifti. Prandaj çdo një histori tingëllon si e treguar në gjuhë të ndryshme, e cila pasqyron shpresa personale, zhgënjime, frikësime, etje, nostalgji ose ndonjë armiqësi të fshehur....
“Ajo të cilën ua vura si detyrë autorëve, është të tregojnë për veten e vet dhe për kohën në të cilën janë martuar, tregon për Radio Bullgarinë krijuesja e përmbledhjes - Zhanina Dragostinova, gazetare dhe përkthyese.
Ideja ime qe të ndjekë në ndonjë farë mënyre emancipimin e gruas gjatë viteve, por jo kaq emancipimin e gruas nga burri, sesa nga traditat dhe familja”.
Sipas njërës prej autoreve - artistja Tanja Shahova, që të gjithë në libër janë të çiltër, dhe asnjë nuk shtiret.
Tregimi i Velina Minkovës, shkrimtare dhe përkthyese, është e frymëzuar nga një tregim tjetër në libër, i shkruar nga tezja e saj përkthyesja Zheçka Gjeorgjieva.
“Kur tezja ime u martua, fustani im si një shoqëruese e nuses qe më i bukur sesa fustani i saj i nusërisë. Dhe unë vendosa që të shkruaj një tregim. Sepse mënyra në të cilën ne i mbledhim të gjitha fustanet e nusërisë dhe të gjitha historitë tona, del se është mjaft interesante”.
PR specialistja Ani Hallvaxhian është mbase pjesëmarrësja e vetme në përmbledhje, e cila nuk emocionohet nga tema, nuk është martuar dhe nuk do që ta bëj një gjë të tillë. Ajo tregon historinë e kushërirës së saj të dashur, dasma e së cilës ka qenë në Kubë.
“Të gjithë këtë dasmë unë e përjetova dhe e vuajta, se nuk kam qenë aty. Dhe e gjithë gjëja të cilën unë e kam përfytyruar dhe e kam ndier nga fotografitë bardh e zi, të cilat i patën bërë, në fakt ka qenë një iluzion i madh. Doli se, torta ka qenë prej plastike, kurse fustani-me qira. Kjo është një histori për iluzionet, të cilat shpërthejnë, por në fakt është një histori shumë e bukur”.
“Dasma jonë si njerëz në lidhje të një gjinie të njëjtë qe e pamundur në Bullgari, prandaj ne udhëtuam deri në Irlandë - tregon Andrea Punçeva, me profesion someliere. Fustani për të cilin bëhet fjalë, është një fustan i përditshëm, por unë e dua shumë, sepse është i bukur dhe jo tradicional, në blu të errët dhe me të kaluam nëpër rrugët e Korkut që të themi “Po”! në një ditë gushti me shi”.
Teksti i gazetares Mina Uzaniçeva është i përqendruar mbi zgjedhjen e fustanit të nusërisë dhe ndeshjen me realitetin e tmerrshëm.
Si në rastet e tjera , kështu dhe në rastin e “nusërisë” doli se, përmasa të mëdha të fustaneve nuk ka asgjëkund - shpjegon ajo. Që aty erdhën dhe të gjitha fatkeqësitë e mia - shkuam nëpër të gjithë butikët, nëpër atelietë, dhe në fund të fundit doli se, fustani im dasmor ka qenë pothuajse poshtë hundës sime”!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Ani Petrova-BNR
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e..