Një pikturë e re murale zbukuron qendrën e Sofjes. Ajo është afër stacionit të metrosë Serdika në bulevardin “Princesha Maria – Lluiza”. Piktura murale u inaugurua nga ambasadorja e Vendeve të Ulëta Bea ten Tusscher dhe kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova.
Muri me graffiti-pikturën Serdika Tulip është me dimensione 200 metra katrorë, transmetoi BGNES.
Në pikturë afër një vajze të bukur është treguar një lloj i posaçëm i tulipanit “Serdika”.
Qëllimi është të tregohen në një mënyrë moderne marrëdhëniet miqësore mes Bullgarisë dhe Holandës, përmes teknikave të ndryshme vizuale, karakteristike për të dyja vendet.
Autorët e graffiti-pikturës në mur janë Arsek & Erase. Projekti është realizuar nga Sofia Graffiti Tour me iniciativë të Ambasadës së Vendeve të Ulëta.VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..