Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një pikturë e re murale me tulipan holandez zbukuron qendrën e Sofjes

Foto: BTA

Një pikturë e re murale zbukuron qendrën e Sofjes. Ajo është afër stacionit të metrosë Serdika në bulevardin “Princesha Maria – Lluiza”. Piktura murale u inaugurua nga ambasadorja e Vendeve të Ulëta Bea ten Tusscher dhe kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova.

Muri me graffiti-pikturën Serdika Tulip është me dimensione 200 metra katrorë, transmetoi BGNES.

Në pikturë afër një vajze të bukur është treguar një lloj i posaçëm i tulipanit “Serdika”.

Qëllimi është të tregohen në një mënyrë moderne marrëdhëniet miqësore mes Bullgarisë dhe Holandës, përmes teknikave të ndryshme vizuale, karakteristike për të dyja vendet.

Autorët e graffiti-pikturës në mur janë Arsek & Erase. Projekti është realizuar nga Sofia Graffiti Tour me iniciativë të Ambasadës së Vendeve të Ulëta.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti

Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..

botuar më 24-08-18 10.15.PD

Valle indiane në Kopshtin e Detit në Burgas

Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..

botuar më 24-08-14 7.05.PD