Sami Dogmush është 28 vjeç dhe punon në sferën e sipërmarrësisë digjitale dhe sociale. I provokuar nga nostalgjia për fëmijërinë e tij dhe gëzimin nga lojërat nga koha e kaluar, banuesi i kryeqytetit bashkë me akoma bashkëmendimtarë të tjerë, vendosin t’i kthejnë këto dëfrime mes fëmijëve të sotëm. Dhe jo në vend të fundit - ti shkëpusin për pak nga mjedisi online.
E emërtojnë iniciativën “Lojërat e viteve 90”, sepse: “këto lojëra sikurse atëherë luheshin për herë të fundit. Por, që nga fillimi i shekullit të ri pak nga pak u zëvendësuan me lojëra me kompjuterë dhe me telefona - thotë Sami Dogmush.
Ideja lind përpara 4 vjetëve, kur Sami vendos “të thyejë IT situatën në jetën e vet dhe të fusë një fije lojë dhe nostalgji.”
Kështu arrin deri tek ideja për organizimin e festivaleve për fëmijë, ku fëmijët dhe prindërit të studiojnë lojërat e viteve 90 të shekullit të kaluar.
“Kurse ato luheshin që nga mëngjesi deri në darkë. Madje dreka (një fetë buke të lyer me diçka sipër) rastiste midis lojërave” - thotë Sami dhe kujtohet se loja e tij e dashur ka qenë “rojet dhe apashët”.
Fëmijëria e fëmijëve të viteve 90 përngjan shumë, pavarësisht nga vendi i populluar në të cilin janë rritur. Lojërat - po kështu. Por, në një moment çdo një fëmijë i lë “kukullat dhe makinat”.
Sami pohon se dhe sot jeton në lagjen e fëmijërisë së tij, por tani nuk shikon fëmijë, të cilët të luajnë duke u ndjekur ose duke u fshehur, madje nuk dëgjohen zëra fëmijësh në hapësirat midis pallateve. Në vend të kësaj pothuajse kudo ka “grupe, të cilët me qetësi shkruajnë nëpër telefonat”. Kurse prindërit e rraskapitur nga puna, në vend që të luajnë pak me ta, i lënë mbi telefon dhe tabletë me “lojën virtuale” dhe kjo vazhdon si një spirale pa fund.
Një nga qëllimet e “Lojërave të viteve 90” është të krijojnë hapësirëjashtë ditëve dinamike të përditshme, ku të lindë një komunikim i gjallë midis vet fëmijëve, por dhe me prindërit.
Prezantimi i parë real i kësaj iniciative u bë këtë verë në qytetin Vidin, si një pjesë nga festivali i qytetit. Fëmijët janë të mahnitur. “Ata qenë shumë kureshtarë, kur u treguam sesi luhet në lojërat e kohës së kaluar - thotë Sami.
Sipas sipërmarrësit të ri “lojërat në të gjallë aty për aty” i mësojnë fëmijët të jenë të mëshirshëm, i mësojnë me një punë të përbashkët në ekip, me vlera dhe emocione, të cilët vështirë mund të transmetohen përmes lojërave me telefona. Lidhja e gjallë e ndihmon fëmijën të lidhet me njerëzit e tjerë përreth, të krijojë miqësia.
Sami Dogmush do që “Lojërat e viteve 90” të rrotullojnë nëpër të gjithë Bullgarinë përmes iniciativave të përbashkëta me shkollat dhe vatrat e kulturës nëpër qytetet dhe fshatrat. Kështu do të mund të arrijnë deri tek më shumë fëmijë. Por, përveç që t’i provokojë fëmijët në rritje, Sami u rikujton të gjithëve:
“Mos e humbni fëmijën në veten tuaj! E mbani të gjallë. U kushtoni një vëmendje më të madhe fëmijëve tuaj, dëfreni bashkë me ta dhe thjesht luani bashkë!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: @igritena90te
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..