Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri kërkoi që para çdo spitali të ketë qendër pritjeje

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Kryeministri Bojko Borisov dha urdhër që para çdo një spitali, shtetëror, ose privat, të ketë qendër pritjeje, ku pacientët të diagnostikohen dhe të orientohen ndaj ndihmës përkatëse mjekësore, transmetoi BTA.

Është me rëndësi që qytetarët të dinë se në qoftë se kanë qenë në kontakt me persona me COVID-19, duhet të vetizolohen menjëherë. Një sërë institucionesh shtetërore disponojnë baza hoteliere dhe sanatoriume, të cilat gjithashtu mund të përdoren për vendosje dhe pakësim të presionit mbi spitale.

Sipas Kryeministrit është me rëndësi të ketë zhdërvjelltësi dhe të vazhdojë zhvillimi i operacioneve të nevojshme. Jeta duhet të vazhdojë, theksoi Borisov, i cili është i bindur se deri në prill duhet të ketë vaksina kundër koronavirusit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD

Parashikimi i motit për 27 shkurtin

Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..

botuar më 25-02-26 7.40.MD