Autoritetet greke mbyllën PKK “Promahon” në kufirin me Bullgarinë për hyrje të të huajve gjatë natës për shkak të situatës së ndërlikuar të Covid-19. Përmes pikëkalimit nuk do të hyjnë shtetas të huaj nga ora 21.00 deri në orën 05.00 – me këmbë, me vetura, ose me autobusë. Gjatë këtij intervali kohor në Greqi do të mund të hyjnë vetëm shtetas grekë me vetura dhe autobusë, të cilët do të presin në parkingun pas PKK-së deri në orën 05.00. Kamionët dhe maunat do të kalojnë pa ndryshim, si deri tani. Kufizimi është në fuqi deri më 17 nëntor 2020. Informacioni është nga MPJ-ja.
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..
Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..
“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt..
“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të..