Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për bullgarët në Serbi

Bullgarët në Serbi këmbëngulin për rimendim të politikës ndaj komuniteteve tona jashtë vendit

Caribrod
Foto: far.rs

Ditët 6-8 nëntor 1920 shënojnë mbase një nga faqet më të errëta në historinë bullgare. Tamam përpara 100 vjetëve, ushtritë serbe pushtojnë rajonet Caribrod, Bosilegrad dhe Strumica, sipas Traktatit të Neuilly nga viti 1919, të firmosur në fund të Luftës së Parë Botërore. Krahina gjeografike Maqedoni është e ndarë midis Greqisë dhe Serbisë, ku për Bullgarinë mbetet vetëm krahina e Pirinit, dhe kjo pa Strumishko (rajoni përreth qytetit Strumica), e cila po kështu bie nën pushtetin serb. Si një forcë humbëse në luftë, pavarësisht dhe pa territore të zmbrapsura në beteja, Bullgaria është e detyruar të ndahet me tokat e veta stërgjyshore.

Periferitë e Bullgarisë Perëndimore (1 545 kilometra katrore) në të cilat përfshihen 25 fshatra dhe një pjesë nga tokat e qyteteve bullgare Trën dhe Kulla janë të ndara nga i ashtuquajturi “kufi i zi” dhe mbeten në kufijtë e Serbisë. Janë të ndara shtëpi, oborre, fusha, burime, puse, varreza, kisha, rrugë, familje, janë shkatërruar 64 509 fate njerëzore. Ditët e pushtimit serb, pa vendimin përfundimtar të komisionit ndërkombëtar, që përcakton kufirin ushtarak-strategjik me Bullgarinë, nuk janë të zgjedhura rastësisht. Ato përkojnë me humbjen e Serbisë tek Slivnica gjatë vitit 1885 në Luftën Serbo-Bullgare, në të cilën kapitenët bullgarë i mundin gjeneralët serbë.

Bosilegrad

Në kujtim të ngjarjes së zymtë që nga viti 1920, 8 nëntori është i shpallur për Ditë të Periferive të Bullgarisë Perëndimore.

Sot, me përkujtimin e këtij përvjetori të trishtuar e të hidhur, drejtojmë vështrim te bashkatdhetarët tanë nga Periferitë Perëndimore, të cilët ruajnë dhe mbajnë kujtimin e  paraardhësve të tyre dhe vetëdijen bullgare. Pavarësisht dhe fare afër me Bullgarinë, bullgarët aty ndihen pothuajse si në ndonjë kontinent tjetër. Pandemia nga Covid-19 e ka bërë këtë ndjenjë edhe më të fortë e të prekshme - shënoi kryetari i shoqatës bullgare “Zëri” Aleksandër Dimitrov, në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Sipas Dimitrovit, bullgarët në Periferitë Perëndimore kanë nevojë për garanci për rimendimin e politikës së përgjithshme të vendit tonë, sa u përket bashkësive bullgare jashtë kufirit. Arsyeja është se shpopullimi i Bosilegradit dhe Caribrodit vazhdon me një ritëm gjithnjë e më të shpejtë. Për shkak të mungesës së një jetese të sigurt, bullgarët ikin nga ky rajon në kërkim të një të ardhmeje sa më të mirë. Aleksandër Dimitrov jep shembull me një politikë të synuar qëllimore ndaj grupeve të pakicave jashtë, të cilën po e zhvillon Hungaria:

“Që të mund bullgarët në Serbi të marrin shtetësi bullgare, duhet të kalojnë përmes një tufë pengesash, kurse procesi zgjat midis 3 dhe 4 vjet. Hungarezët nga ana e tyre, marrin shtetësi për 6 muaj.

Ne i konsiderojmë Periferitë Perëndimore të jenë territore vendase bullgare dhe prandaj është mirë të mendohet  se çfarë do të ndodhë pas 30 vjetëve. Frikësohem se atëherë këtu thjesht nuk do të kenë mbetur njerëz.”

Si kryetar i Shoqatës Bullgare “Zëri” Aleksandër Dimitrov po vazhdon dhe veprimtarinë e tij iluministe, por pjesa më e madhe e iniciativave të planifikuara gjatë këtij viti dështojnë për shkak të Covid-19.

Pavarësisht nga kjo Aleksandër nuk humbet shpresë se bashkë me bashkëmendimtarët e tij pas pandemisë do të vazhdojë të mbajë të zgjuar frymën e bullgarëve në Periferitë Perëndimore.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: far.rs



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga mbi 400 aplikantë, 10 praktikantë u përzgjodhën për INSAIT

Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT pranë Universitetit të..

botuar më 25-04-16 12.08.MD

Bullgaria korr suksese në EXPO 2025 në Japoni

Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..

botuar më 25-04-15 3.55.MD

Për herë të 32-të, Bosilegradi bëhet kryeqyteti ballkanik i gëzimit të fëmijëve për Pashkë

Për herë të 32-të, Festivali i Fëmijëve për Pashkë do të bashkojë fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme në qytetin serb të Bosilegradit, në mënyrë që ata jo vetëm të tregojnë mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e vezëve më të bukura dhe origjinale të..

botuar më 25-04-15 3.15.MD