Ditët 6-8 nëntor 1920 shënojnë mbase një nga faqet më të errëta në historinë bullgare. Tamam përpara 100 vjetëve, ushtritë serbe pushtojnë rajonet Caribrod, Bosilegrad dhe Strumica, sipas Traktatit të Neuilly nga viti 1919, të firmosur në fund të Luftës së Parë Botërore. Krahina gjeografike Maqedoni është e ndarë midis Greqisë dhe Serbisë, ku për Bullgarinë mbetet vetëm krahina e Pirinit, dhe kjo pa Strumishko (rajoni përreth qytetit Strumica), e cila po kështu bie nën pushtetin serb. Si një forcë humbëse në luftë, pavarësisht dhe pa territore të zmbrapsura në beteja, Bullgaria është e detyruar të ndahet me tokat e veta stërgjyshore.
Periferitë e Bullgarisë Perëndimore (1 545 kilometra katrore) në të cilat përfshihen 25 fshatra dhe një pjesë nga tokat e qyteteve bullgare Trën dhe Kulla janë të ndara nga i ashtuquajturi “kufi i zi” dhe mbeten në kufijtë e Serbisë. Janë të ndara shtëpi, oborre, fusha, burime, puse, varreza, kisha, rrugë, familje, janë shkatërruar 64 509 fate njerëzore. Ditët e pushtimit serb, pa vendimin përfundimtar të komisionit ndërkombëtar, që përcakton kufirin ushtarak-strategjik me Bullgarinë, nuk janë të zgjedhura rastësisht. Ato përkojnë me humbjen e Serbisë tek Slivnica gjatë vitit 1885 në Luftën Serbo-Bullgare, në të cilën kapitenët bullgarë i mundin gjeneralët serbë.
Në kujtim të ngjarjes së zymtë që nga viti 1920, 8 nëntori është i shpallur për Ditë të Periferive të Bullgarisë Perëndimore.
Sot, me përkujtimin e këtij përvjetori të trishtuar e të hidhur, drejtojmë vështrim te bashkatdhetarët tanë nga Periferitë Perëndimore, të cilët ruajnë dhe mbajnë kujtimin e paraardhësve të tyre dhe vetëdijen bullgare. Pavarësisht dhe fare afër me Bullgarinë, bullgarët aty ndihen pothuajse si në ndonjë kontinent tjetër. Pandemia nga Covid-19 e ka bërë këtë ndjenjë edhe më të fortë e të prekshme - shënoi kryetari i shoqatës bullgare “Zëri” Aleksandër Dimitrov, në një intervistë për Radio Bullgarinë.
Sipas Dimitrovit, bullgarët në Periferitë Perëndimore kanë nevojë për garanci për rimendimin e politikës së përgjithshme të vendit tonë, sa u përket bashkësive bullgare jashtë kufirit. Arsyeja është se shpopullimi i Bosilegradit dhe Caribrodit vazhdon me një ritëm gjithnjë e më të shpejtë. Për shkak të mungesës së një jetese të sigurt, bullgarët ikin nga ky rajon në kërkim të një të ardhmeje sa më të mirë. Aleksandër Dimitrov jep shembull me një politikë të synuar qëllimore ndaj grupeve të pakicave jashtë, të cilën po e zhvillon Hungaria:
“Që të mund bullgarët në Serbi të marrin shtetësi bullgare, duhet të kalojnë përmes një tufë pengesash, kurse procesi zgjat midis 3 dhe 4 vjet. Hungarezët nga ana e tyre, marrin shtetësi për 6 muaj.
Ne i konsiderojmë Periferitë Perëndimore të jenë territore vendase bullgare dhe prandaj është mirë të mendohet se çfarë do të ndodhë pas 30 vjetëve. Frikësohem se atëherë këtu thjesht nuk do të kenë mbetur njerëz.”
Si kryetar i Shoqatës Bullgare “Zëri” Aleksandër Dimitrov po vazhdon dhe veprimtarinë e tij iluministe, por pjesa më e madhe e iniciativave të planifikuara gjatë këtij viti dështojnë për shkak të Covid-19.
Pavarësisht nga kjo Aleksandër nuk humbet shpresë se bashkë me bashkëmendimtarët e tij pas pandemisë do të vazhdojë të mbajë të zgjuar frymën e bullgarëve në Periferitë Perëndimore.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: far.rs
Çdo shkollë bullgare jashtë vendit ka historinë e saj, dhe ajo e shkollës "Rodna Strjaha" në Qipro hapi dyert e saj në vitin 2015. Në themel të saj është ëndrra e një mësueseje bullgare – që një ditë, kur fëmijët bullgarë të vendosin të kthehen në..
Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..
Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh...
Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica..
A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit..