Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

27 vjet që Qendra Kulturore dhe Informative "Bosilegrad" ofron ndihmë për bullgarët në Krahinat Perëndimore

Ivan Nikollov: Po dështojmë ta materializojmë praninë bullgare në një forcë politike në nivel lokal

7
Ivan Nikollov
Foto: BGNES

Me një koncert të kuartetit "Sllavej" të krijuar nga këngëtarja popullore Nadka Karaxhova dhe një bisedë rreth problemeve urgjente të bashkatdhetarëve tanë në Krahinat Perëndimore (rajonet kufitare juglindore të Serbisë me popullsi bullgare) , Qendra Kulturore dhe Informative (QKI) e Minoritetit Kombëtar Bullgar në Bosilegrad shënon sot, 3 tetor, 27 vjet nga themelimi i saj. Çdo ditëlindje është një rast për të bërë një bilanc të asaj që është arritur. Është fakt se për gati tre dekada, në kushte jashtëzakonisht të pafavorshme, QKI “Bosilegrad” u ka ofruar ndihmë të paçmuar bashkatdhetarëve tanë atje në fusha të ndryshme:

"Ne i përgatitëm pothuajse të gjithë kandidatët për studentë, sipas dekretit 103 të Këshillit të Ministrave për provimet e tyre, shumë prej tyre gjetën punë dhe qëndruan në Bullgari. Ata u shkëputën nga makina propagandistike e autoriteteve serbe, e cila ngjallte ndjenja antibullgare", shpjegon Ivan Nikolov, kryetar i QKI-ut dhe doajen i bashkësisë bullgare në Krahinat Perëndimore, në një intervistë për Radio Bullgarinë. "Pas kësaj, në lidhje me shtetësinë bullgare, ne zhvilluam konsultime dhe u dhamë ndihmë shumicës së bullgarëve nga Bosilegradi, të cilët e morën atë, duke krijuar një perspektivë tjetër dhe qëllime të reja për jetën, veçanërisht për të rinjtë. Kemi shënuar të gjitha datat dhe ngjarjet e rëndësishme që lidhen me historinë dhe kulturën bullgare."

Festimi i 3 marsit para monumentit të Vasil Levskit në Bosilegrad

Bashkatdhetari ynë është gjithashtu mirënjohës për një mundësi tjetër që u është dhënë bullgarëve në Bosilegrad – kujdesin e specializuar mjekësor që ata marrin në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Sofje. Që nga fillimi i vitit, 60 persona kanë përfituar prej tij.

Fillimi i aktivitetit të Qendrës Kulturore "Bosilegrad" u vendos më 2 tetor 1998, si rezultat i një marrëveshjeje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë së atëhershme për të hapur qendra të ngjashme në qytetet serbe Caribrod dhe Bosilegrad, të populluara nga bullgarët etnikë. Detyra e tyre kryesore është të përhapin dhe zhvillojnë kulturën dhe shkrimin bullgar, të punojnë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore bullgare në rajonet e Bosilegradit dhe Caribrodit, të zhvillojnë turizmin, sportet dhe të përmirësojnë marrëdhëniet bullgaro-serbe.


"Nuk pati probleme gjatë regjistrimit të qendrës, por kur u hap dhe filloi të punonte, duke prezantuar programe kulturore bullgare, por edhe duke folur për problemet e pakicës, atëherë filloi një fushatë mizore kundër nesh dhe duhet t'ju them se madje struktura lokale e partisë socialiste të Sllobodan Millosheviçit doli me një propozim drejtuar prokurorisë për të ndaluar aktivitetet e Qendrës Kulturore dhe Informative, gjë që, për fat të mirë, nuk ndodhi atëherë. Megjithatë, shumica e mediave serbe dolën me tituj - tituj shpifës që pretendonin se aktivitetet e qendrës ishin hapi i parë drejt shkëputjes së Bosilegradit dhe Cribrodit dhe bashkimit të tyre me Bullgarinë. Kjo “mantra” përsëritet edhe sot e kësaj dite", shpjegon Ivan Nikollov.

Pamje nga Bosilegradi

Falë aktiviteteve të qendrës, prania bullgare po bëhet më e dukshme, por puna e saj nuk është pa pengesa, thotë Nikollov, duke kujtuar pengimin e premierës së librit "Elegjia për Krahinat" të shkrimtarit Edvin Sugarev, si dhe paditë e vazhdueshme kundër atyre që punojnë atje. Në 27 vitet e fundit, Nikollov nuk kujton asnjë ditë kur të mos ketë pasur tension dhe stres. Shqetësimet e tij aktuale shkaktohen nga fakti se programi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Bullgare, i cili financon organizatat bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë, Moldavi dhe Maqedoninë e Veriut, është pezulluar, pasi afati i tij katërvjeçar ka skaduar. Fondet që i duhen Qendrës Kulturore dhe Informative për të vazhduar funksionimin normalisht janë në shumën prej 30 000 eurosh në vit.


Ivan Nikollov theksoi hapur edhe fushat në të cilat Qendra Kulturore dhe Informative “Bosilegrad” nuk ka arritur rezultate konkrete:

"Ne nuk arritëm ta materializonim këtë prani kulturore bullgare dhe ta shndërronim atë në një forcë të vërtetë politike që mund të merrte përsipër qeverisjen lokale dhe t'i ofronte pak më shumë biznes bullgar dhe mjete jetese popullsisë vendase. Ne nuk ishim në gjendje ta arrinim këtë për shkak të pafuqisë së shtetit bullgar për të arritur një lloj marrëveshjeje me autoritetet serbe për të lehtësuar jetën e popullsisë bullgare këtu, për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, ideve dhe kapitalit. Diçka që ishte një proces evropian, por për fat të keq, nuk mundi të zërë rrënjë në vendin tonë."

Godina e Qendrës Kulturore dhe Informative „Bosilegrad“

Një tjetër shpresë për bullgarët në Krahinat Perëndimore, e cila mbetet e paplotësuar për momentin, është që Serbia të nisë rrugën e saj drejt integrimit evropian. Kjo do të hapte mundësi për zgjidhjen e problemeve kyçe që lidhen me mbijetesën e kësaj popullsie, e cila aktualisht po përpiqet me çdo kusht të marrë shtetësinë bullgare dhe të shpërngulet në Bullgari ose në ndonjë vend të Evropës Perëndimore:

"Nuk u arrit asnjë gjuhë e përbashkët midis qeverive të Bullgarisë dhe Serbisë, dhe gjithçka për të cilën arrihet marrëveshje harrohet të nesërmen. Serbia nuk filloi negociatat për anëtarësim në BE, shohim mesazhe drejt Rusisë dhe Kinës, po ngrihen gjithnjë e më shpesh slogane anti-evropiane, dhe bashkë me to, po ndryshon edhe opinioni publik."


Sipas Nikollovit, protestat që Serbia po përjeton për më shumë se një vit nuk kanë qëllime politike të përcaktuara qartë - a duan të ndryshojnë sistemin apo vetëm personalitetet në të? Prandaj, dorëheqja e kërkuar e Presidentit Aleksandër Vuçiç dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk do të zgjidhin asgjë, ato do të kenë afërsisht të njëjtin rezultat, i cili do t'u garantojë pushtetarëve aktualë një mandat tjetër, është kategorik Ivan Nikollov.

Lexoni më shumë mbi temë nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, BTA, facebook.com/KicBosilegrad, kicbos.org, glaspress.rs



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koha kërkon që mediat publike të jenë të pranishme në shumë më tepër platforma

Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..

botuar më 25-10-23 7.14.MD

Një model i krijuar nga INSAIT u jep robotëve inteligjencë hapësinore tredimensionale

Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..

botuar më 25-10-23 4.18.MD

Faqja “Berlini Bullgar” fiton gjithnjë e më shumë admirues

Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..

botuar më 25-10-22 8.00.MD