Në qoftë se pas datës 1 nëntor 2020 keni blerë frigorifer, larëse të rrobave ose televizor, mbase keni qenë të befasuar gjatë hapjes së paketimit. Është shumë e mundur të keni zbuluar një etiketë energjie, e cila dallohet rrënjësisht nga ajo e cila është e vendosur mbi paketimin. Por, nuk ka se përse të frikësoheni-na qetësojnë nga Organizata Evropiane e Konsumatorëve BEUC dhe sqarojnë se, ky është një hap drejt futjes së etiketave më të mira në pajisjet elektrike. Me Rregulloren Evropiane 1369 nga viti 2017, Komisioni Evropian ka për detyrë të miratojë akte mbi etiketimin ose shndërrimin e shkallës për etiketimin e grupeve të produkteve, të cilat kanë një potencial të konsiderueshëm për ekonominë e energjisë, kurse në disa raste dhe të resurseve të tjera. Parashikohet se, këto transformime mund të kontribuojnë për kursime vjetore të konsumit përfundimtar prej gjithsej mbi 260 TWh gjatë vitit 2030.
“Gjatë viteve legjislacioni për etiketimin e energjisë ka kontribuar në një rritje mjaft të madhe në efikasitetin e energjisë së pajisjeve elektrike dhe të kursimeve të energjisë nëpër shtëpitë. Pajisjet shtëpiake janë ndër më të rregulluarat në këtë drejtim” - sqaron Gabriela Çifliçka, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Bullgare të Prodhuesve të Pajisjeve shtëpiake APPLiA. Ajo është pjesë e rrjetit evropian të shoqatave anëtare të prodhuesve nga 25 vende me qendër në Bruksel.
Dhe me një histori afro 30 vjeçare, Legjislacioni Evropian në fushën e etiketimit nuk është statik dhe qe marrë vendim të kalohet drejt një shkalle të re, të ndryshuar të një tipi, e cila shënohet me shkronjat latine nga A deri më G.
“Produktet për të cilat ndryshimi hyn në fuqi që nga 1 marsi i vitit 2021 janë frigoriferët, rrobalarëset, pjatalarëset, rrobalarëset e kombinuara me tharëse. Përveç tyre ndryshime bëhen dhe për ekranet e televizorëve dhe përkatësisht për burimet e dritës. Llojet e tjera të pajisjeve do të marrin një etiket të ri gjatë viteve të ardhshme, kur legjislacioni për to do të pranohet - sqaron Cifliçka.
Aktualisht, shumica e pajisjeve janë të përqendruara në fushën "plus", kurse klasat më të ulëta mbeten bosh. Si rezultat të kësaj mezi çdo konsumator i katërt kupton se frigoriferi “A+” në fakt është më pak efektiv nga ana e energjisë në treg - saktësojnë nga Organizata Evropiane e Konsumatorëve. Që të ndalojë ky konfuzion, etiketa e re e energjisë do të kthehet drejt shkallës së qartë nga A-G. Njëkohësisht do të hyjnë dhe standarde më të rrepta për matjen e efikasitet energjetik të pajisjeve. Për shkak të kësaj, kur etiketa e re e energjisë e Bashkimit Evropian paraqitet zyrtarisht në dyqanet gjatë muajit mars, klasa A do të jetë bosh, që t’i lërë vend produkteve me efektive energjetike, të cilat do të përpunohen në të ardhme. E thënë shkurtimisht etiketat e reja energjetike duhet të arrijnë dy qëllime – t’u japin konsumatorëve parametra më të qarta, të cilat të ndihmojnë zgjedhjen e tyre të një pajisjeje të re elektrike dhe njëkohësisht të hapin gjerësisht derën për inovacione në sektor: "Prodhuesit nuk kanë ndalur së bëri inovacione dhe me kalimin e viteve është arritur efikasitet të energjisë prej mbi 80%. Ne mundohemi të përfshijmë dhe teknologji të reja, siç është dhe qëllimi i legjislacionit të ri- të krijojë premisa për zhvillimin e teknologjive më të larta për një efikasitet energjetik, përmes së cilës të arrihen kursime më të mëdha të energjisë nëpër ekonomitë shtëpiake.”
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevNë vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit,..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..