Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Brezi i artë i artistëve bullgarë është arsimuar jashtë shtetit

Atanas Atanasov dhe Stefan Danaillov
Foto: uba.bg

Artistja e madhe bullgare Stojanka Mutafova (1922-2019), e cila nuk zbriti nga skena gati në fund të rrugës së saj tokësore, kishte mbaruar shkollën teatrore shtetërore pranë Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në Sofje (1946-1947). Mirëpo, arsimin profesional e mori në Departamentin Teatror të Akademisë së Arteve në Pragë në periudhën e viteve 1947-1949. Pas diplomimit Mutafova për disa vjet punonte në një teatër në Pragë. Pasi u kthye në atdhe ajo u bë pjesë e trupës së teatrit popullor, ndërsa pas kësaj ishte dhe ndër themeluesit e Teatrit Satirik Shtetëror. 

Periudha, si të thuash “çeke”, e artistes së talentuar është ndoshta një nga faqet më pak të njohura në biografinë e saj, pavarësisht se pikërisht në atë kohë ajo bënte hapat e parë më të entuziazmuar në skenë. Mirëpo, është më pak e njohur se edhe dhjetëra nga emrat e mëdhenj në teatrin bullgar përfitojnë aftësitë profesionale jashtë kufirit.

Stojanka Mutafova

Para vendosjes së pushtetit komunist në vend në vitin 1944 një pjesë e madhe prej tyre u diplomuan ose u përcjellën për të specializuar në Vjenë të Austrisë, në Pragë të Çekisë, edhe në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani. Këtë e tregon para Radio Bullgarisë Illko Ganev nga Lidhja e Artistëve në Bullgari. Ai është njeri prej autorëve të albumit “Një qind faqe të teatrit” botuar në gjuhën bullgare dhe angleze. Libri bën homazhe për artistët që nuk janë më gjallë.

“Në Bullgari në atë kohë arsimi teatror nuk ishte i lartë. Kjo ishte një periudhë kur shkolla teatrore lindej dhe bënte hapat e parë më parë pranë Teatrit Popullor. Vite më vonë u formua si një shkollë e lartë shtetërore për teatër. Për këtë arsye artistët e përgatitur jashtë ktheheshin për të transmetuar përvojën e grumbulluar. Domethënë ka dëshmi se vitet 20 dhe 30 të shekullit XX artistët transferonin teatrin evropian në Bullgari me një saktësi jashtëzakonisht të madhe.”


Nuk është e rastit se edhe fotografitë e artistëve nga kjo periudhë i afrojnë cilësisë së kryeveprave botërore – thekson Illko Ganev, ideja e të cilit është që projekti të  zmadhohet nga një album me fotografi në një platformë digjitale të botuar në internet.

“Si stilistikë fotografitë që paraqesim në album janë shumë të ngjashme me imazhet e vjetra të artistëve të Holivudit nga vitet 20 të shekullit të kaluar – thekson Illko Ganev. - Kjo u arrit përmes makijazhit, rregullimit të flokëve, pozave dhe pamjes së tërësishme të artistëve. Në atë kohë imazhet ishin poetike, magjike dhe i afroheshin elementit përrallorë.”

Kujtesa për artistët më të mëdhenj bullgarë duhet që disi të dalë jashtë formatit regjional dhe të popullarizohet edhe jashtë shtetit, mendon përkthyesi i botimit në anglisht Sava Dragunçev.

Violeta Gindeva dhe Ilija Dobrev

“Sfida më e madhe ishte puna kërkimore. Ata njëqind artistë rikrijuan role të panumërta në shfaqje të shumta dhe duhej të sinkronizoheshin autorë të ndryshëm si dhe titujt e pjesëve të tyre në gjuhën angleze. Kjo ishte një punë kolosale. Kjo për arsye se pjesa e madhe e këtyre artistëve luajtën në shfaqje të cilat përktheheshin përmes rusishtes ose përmes gjuhëve të tjera. Si rezultat kishte një anarki në këtë sesi titujt tingëlluan në anglisht. Kështu që në thelbin e përkthimit të tanishëm ishte standardizimi i emrave të artistëve dhe të titujve të pjesëve në gjuhën angleze.”

Hristo Çeshmexhiev dhe Çoço Popjordanov

“Një qind faqet e teatrit” është botimi i parë i këtij lloji në Bullgari. Ai përmban më se 500 fotografi, disa prej të cilave prezantohen për herë të parë. Ato janë nga arkivat e Lidhjes së Artistëve Bullgarë, teatrove më të mëdhenj në mbarë vendin, si dhe të koleksioneve personale. 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: uba.bg dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD