Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marrëveshje apo jo?

Çfarë presin bullgarët në Ishull pas Brexit

Atanas Çikov
Foto: arkiv personal

Kur në vitet 90-të të shekullit të kaluar për herë të parë mbërriti në Britaninë e Madhe për brigadë studentore i pëlqen aq shumë sa që vendos të kërkojë mënyrë për t'u kthyer dhe për të provuar fatin e vet. Sot Atanas Çikov është një nga bullgarët më aktiv në Ishull, ndërsa dëshira e tij për të ndihmuar bashkatdhetarët që dëshirojnë të vendosen dhe të punojnë aty u kthye jo vetëm në kauzën e tij por edhe në profesion.

Kështu lindi platforma BGhelp e cila ka sukses të madh. Në të regjistrohen dhjetëra mijë bashkatdhetarë tanë, shkëmbehen ide, përvojë, këshilla, secili përfshihet për të ndihmuar. Ndërkohë Atanas krijon një sërë faqesh FB mbi tema të ndryshme të lidhura me jetën në Angli dhe hap kanalin YouTube. Në të ai aplikon video në gjuhën bullgare me rekomandime dhe informacion të çmueshëm për situatën reale aty. Atanas u bë konsulent i licencuar migracioni. Thotë se mezi arrin t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve sepse problemet të cilat kanë për të përballuar bullgarët pas Brexit nuk janë aspak të vogla.

Më se 200 mijë bullgarë jetojnë në Ishull. Sipas Atanasit një pjesë e madhe prej tyre mbërrijnë për të punuar disa vite, për të grumbulluar  mjete dhe të kthehen prapë në atdhe. Disa fillojnë biznese të suksesshme ose zbulojnë punë të mirë dhe vendosin të mbeten përgjithmonë. Njerëzit punojnë dhe paguajnë tatime, gjë nga e cila fiton Mbretëria e Bashkuar. Por për shkak të keqkuptimeve dhe mungesës së informacionit përgjatë Brexit, shumë përballen me pengesa administrative pothuajse të pakapërcyeshme:

Problemet janë shumë, thekson Atanasi. Pasi lindi situata me koronavirusin disa shkojnë të punojnë, të tjerë punojnë nga shtëpia, por qiratë janë të larta. Dhe në se në një moment mbetesh pa punë - si të paguash? Ose pengesat për rregullimin e dokumenteve për të qëndruar në punë pas Brexit. Shumica e bullgarëve i morën statutet e reja por të tjerë kanë probleme serioze administrative. Në rendin e ditës janë edhe ndërlikimet në udhëtimet dhe kartat e identitetit, afati i të cilave skadon, ndërsa kthimi në Bullgari për t’i rinovuar është i vështirësuar.”

“Mirëpo, shqetësimet më serioze lidhen me pasigurinë për Brexit – në se do të ketë marrëveshje apo jo! Bullgarët shqetësohen sesi kjo do të reflektoje mbi kursin e këmbimit të paundit. “Shumë prej tyre i kthejnë rrogat në euro dhe i dërgojnë të afërmit në atdhe. Mirëpo, në se nuk ka marrëveshje dhe paundi ulet nën një euro, kjo sigurisht do t’i “godasë në xhep” – është kategorik Atanas. Ka paqartësi edhe për zhvillimin e ekonomisë angleze dhe ka rrezik që sektorë të tërë të preken seriozisht. Si për shembull hotelet dhe restorantet ku punojnë afro 10 – 15 për qind e bullgarëve në Mbretërinë e Bashkuar. Pyetjes a integrohen lehtë bashkatdhetarët përgjigja ishte e paqartë:

Unë nuk mendoj kështu. Këtu mënyra e jetës, e të kuptuarit është e ndryshme. Ne jemi jugorë, jemi më temperamentë. Mënyra jonë për t'u argëtuar është më shumë si ajo e spanjollëve dhe grekëve - të ulemi në një tavolinë, të hamë, të kemi një meze, të dëgjojmë muzikë. Por Anglia është një vend ideal për të bërë biznes, për të mbledhur para dhe më pas, nëse vendosni të ktheheni ", përfundoi Atanas Çikov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal i Atanas Çikovit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD