Konkursi ndërkombëtar për interpretues të rinj "Ohrid, sakam te" ("Ohri, unë të dua") shpalli fituesit në edicionin e tij të tetë, i cili u mbajt në mënyrë virtuale nga 19 deri më 21 nëntor. Së bashku me çmimet në kategori të ndryshme - violinë, piano, kitarë, violonçel, fizarmonikë dhe instrumente frymore, sipas rregulloresjepet edheGrand Prix. Fituesja e çmimit të madh sivjet është violinistja bullgare Zornica Illarionova, fituese e një numri çmimesh të tjera ndërkombëtare, me një karrierë aktive koncertale në Bullgari dhe në të gjithë botën. Ja se çfarë tha ajo për Radio Bullgarinë, menjëherë pas lajmit të njohjes:
“Jam shumë e lumtur për të njoftuar para auditorit tuaj këtë lajm të mirë dhe të shpreh gëzimin tim se megjithë pasigurinë përreth nesh, gjëra të bukura po ndodhin. Mora njoftim se kam fituar Grand Prix në konkursin për interpretues të rinj në Ohër. Kjo është një fitore shumë e vlefshme për mua, pasi juria në grupmoshën time më dha 100 nga 100 pikë të mundshme. Jo vetëm kaq - në raundin tjetër, në të cilin pjesëmarrësit me numrin maksimal të pikëve u vlerësuan nga juria në të gjitha kategoritë instrumentale, më zgjodhën si fituesja absolute dhe fituesja e çmimit të madh. Pjesë e çmimit është një koncert në Romë vitin e ardhshëm.
U jam mirënjohëse ekspertëve që votuan për mua, për nderin që më është dhënë. Unë i përgëzoj të gjithë fituesit e konkursit dhe pres që kohërat të bëhen më të mira, më të qeta, të takohemi në një gala-koncert në Ohër, për t’i marrë çmimet tona. Shpresoj se situata në të gjithë botën do të ndryshojë dhe ne do të jemi në gjendje të japim përsëri koncerte dhe të takojmë publikun tonë."
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..