Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pirja e duhanit dhe ajri i ndotur shtojnë rrezikun nga Covid-19

Stresi nga infektimi shton presionin mbi sistemin shëndetësor

Foto: arkiv

Fotografi nga sateliti për nivelin e ndotjes së ajrit mbi Evropën vërtetojnë lidhjen midis ajrit të ndotur dhe rrjedhës më të rëndë të Covid-19. “Zonat më të ndotura përkojnë saktësisht me vendet ku në nivelin e popullsisë ka një rrjedhë më të rëndë të infeksionit me koronavirus” – shpjegoi para BNR pulmonologu doktor Aleksandër Simidçiev.

Sipas tij njerëzit që banojnë në rajone më të ndotura sëmuren më shpesh dhe më rëndë. Shkaku: copëzat fine të pluhurit provokojnë ndryshimi i përgjigjes imune të mukozës së sistemit të frymëmarrjes. “Domethënë, kur thithim plehra, ajër të ndotur, sistemi ynë imun fillon të luftojë ajrin e ndotur, jo agjentët përkatës bakterialë ose viralë.”

Si infeksioni i koronavirusit, ashtu edhe ndotja e ajrit mund të ndalen në mënyrë efektive me maska filtriqë zvogëlojnë në mënyrë efektive sasinë e grimcave të imëta të pluhurit. Dhe viruset përhapen përmes grimcave, dhe ndotja përhapet përmes grimcave të vogla. Pra, maskat me filtra në mënyrë efektive zvogëlojnë këtë rrezik ”, tha pulmonologu.

Aleksandër Simidçiev

Ai tha se te duhanpirësit funksioni vaskular dhe gjendja e mushkërive janë shumë më të dëmtuar dhe kjo rrit rrezikun në rast Covid-19. Pirja e duhanit ndikon në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe dëmton enët e gjakut, shpesh pirësit e duhanit kanë arterosklerozë dhe sëmundje iskemike, të cilat janë faktorë rreziku për koronavirusin.

Sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) rezulton nga ndikimi afatgjatë mjedisor në mushkëri. Pirja e duhanit lidhet më së shumti me këtë sëmundje, megjithëse te 1/4 e pacientëve arsyet janë të ndryshme, shpjegon doktori Simidçiev.

“Njerëzit me sëmundjen pulmonare obstruktive kronike janë më të kujdesshëm dhe sëmuren nga infeksioni i koronavirusit më pak se një person i shëndetshëm”, shton specialisti.

Shqetësimi te njerëzit me sëmundje obstruktive kronike përkeqësohet në sfondin e presionit që epidemia ushtron mbi spitalet në vend. Megjithëqë numri i të shtuarve në spital me koronavirus po rritet, Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov thekson, se problemi nuk është në mungesën e shtretërve spitalorë, por në pamjaftueshmërinë e specialistëve. Gjithnjë e më shumë janë njerëzit nga personeli mjekësor me Covid-19 të konfirmuar.

Një mënyrë për të ulur presionin mbi spitalet është që shteti të nisë një fushatë sqaruese për këtë sëmundje infektive – është kategorik profesor Georgi Mihajllov. Ai është deputet i PSB në opozitë, por tani ushtron profesionin e tij të mjekut në spitalin në qytetin Svishtov.

Kjo për arsye se ne shohim në teren stresin e kombit. Njerëz që nuk kanë nevojë për trajtim spitalor këmbëngulin të pranohen në spital. Së fundmi, duhet të kuptohet se ky nuk është një infeksion veçanërisht i rrezikshëm. Shkalla e vdekshmërisë së saj është 3 për 1000. Duhet të organizohet një fushatë e cila të arrijë në vetëdijen e çdo qytetari bullgar, se pjesa dërmuese e pacientëve mund të mjekohen në kushte shtëpiake, se nuk duhet të vetë mjekohen siç ndodh ngandonjëherë dhe të gëlltitin kortikosteroide dhe heparina”, theksoi doktori Mihajllov në eterin e BNR.

Redaktore: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për 5 ditë Stara Zagora bëhet kryeqyteti i birrës

Përjetime të paharrueshme me birrën e freskët, kokteje të birrës alkoolike dhe joalkoolike të zhvilluara posaçërisht, hite të preferuara bullgare dhe të huaja të hip-hop dhe rok, folklor bullgar dhe meze të shijshme premtojnë nga Komuna e qytetit..

botuar më 24-09-04 5.25.PD

Qyteti Maxharovo në Rodope pret Festivalin e Shkabës

Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..

botuar më 24-09-01 9.15.PD

Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” po kremton festën e saj verore

Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..

botuar më 24-08-30 12.43.MD