Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia bullgare si pasojë e një serie luftërash ruso-turke. Kryetari aktual i qytetit Vjaçesllav Llupov ka lindur në kryeqytetin Kishinau por është bullgar besarabian, i cili shqetësohet për ruajtjen e vetëdijes së bullgarëve në rajonin e Taraklisë dhe për bashkëpunimin më aktiv të qytetit me autoritetet bullgare. Në vitin 2023 ai filloi mandatin e tij të dytë si kryetar bashkie, por pranon se komunikon shumë vështirë me autoritetet moldave. Arsyeja është politike – mandatin e tij të parë ai e fitoi si kandidat i një partie opozitare në Moldavi, ndërsa të tanishmin – si i pavarur. Dhe në të dyja votimet, megjithatë, me mbështetje të konsiderueshme nga bashkëqytetarët e tij.
Vjaçesllav Llupov ishte një nga të ftuarit specialë në një forum të qyteteve ballkanike që u mbajt së fundmi në Sofje. Kryetari i Taraklisë e shfrytëzoi kohën edhe për takime me përfaqësues të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv në vendin tonë, në të cilat ai ngriti çështjen e financimit të pritur për Qendrën Kulturore Bullgare. Vendimi për ndërtimin e një të tillë tashmë është marrë nga qeveria bullgare. Përpara Radio Bullgarisë, Vjaçesllav Llupov shprehu shpresën për një bashkëpunim më aktiv me autoritetet bullgare. Sipas tij, në ambasadën bullgare në Kishinau , ata merren kryesisht me politikë, gjë që pengon komunikimin normal me qytetarët bullgarë që kërkojnë ndihmë prej tyre.
Pas një marrëveshjeje të nënshkruar midis qeverive të Bullgarisë dhe Moldavisë verën e kaluar, Universiteti Shtetëror në Taraklia "Grigorij Cambllak" funksionon si një degë e Universitetit të Ruse "Angell Kënçev". Në këtë mënyrë u dha mundësia për qasje në arsimin e lartë bullgar për një numër të madh të qytetarëve moldavë me origjinë bullgare nga rajoni i Taraklisë dhe Gagauzija. Mësimi zhvillohet në specialitete nga shtatë drejtime profesionale të Universitetit të Ruse: "Pedagogji e mësimdhënies", "Administratë dhe menaxhim", "Informatikë dhe shkenca kompjuterike", "Inxhinieri mekanike", "Elektroteknikë, elektronikë dhe automatikë", "Teknikë komunikimi dhe kompjuterike" dhe "Inxhinieri e përgjithshme". Megjithatë, problemet nuk mungojnë:
"Ju e dini që gjysma e financimit tashmë prej një kohe të gjatë vjen nga Bullgaria. Përveç kësaj, ky është universiteti i vetëm në Moldavi, në të cilin studentët marrin bursë të dyfishtë – si nga Moldavia, ashtu edhe nga Bullgaria. Megjithatë, në të njëjtën kohë ai nuk kërkohet fare. Aty studiojnë rreth 160-200 studentë në vit, që është shumë pak – thekson kryetari i bashkisë së Taraklisë për Radio Bullgarinë. – Sepse për një kohë të gjatë aty mësohen profesione që nuk kërkohen nga fëmijët, në vend që të futen profesione që janë të kërkuara, për ndonjë arsye kjo nuk bëhet. Ne shpresojmë shumë që drejtimi do të ndryshohet dhe mendoj se atëherë ai ka të gjitha shanset të bëhet një nga universitetet më të njohura në Moldavi. Sepse nëse arsimi në këtë universitet do të njihet edhe në vendet evropiane, kjo do të jetë një parakusht i shkëlqyer që fëmijët të studiojnë në të."
"Aktualisht, specializimet në Universitetin e Taraklisë janë punonjës social, mësues i valleve popullore, mësues i muzikës popullore. Në formën e shkollimit me korrespondencë, përgatiten edhe specialistë të IT-së dhe mësimi bëhet në gjuhën bullgare" – shpjegon Llupov dhe shton:
"Nuk ka problem të flasim bullgarisht. Aty pothuajse të gjithë, përfshirë edhe të rinjtë, flasin bullgarisht. Unë mbërrita në Tarakli gjashtë vjet më parë dhe nuk e dija fare. Tani të paktën e kuptoj, sepse komunikoj me njerëzit. Bullgaria ka siguruar prej kohësh mësues të gjuhës bullgare, të cilët punojnë si në shkolla, ashtu edhe në kopshte, në universitete mësohet në gjuhën bullgare."
Përveç se kryetar i qytetit, Vjaçesllav Llupov është edhe biznesmen, i cili përpiqet të kontribuojë në përmirësimin e Taraklisë. Si i tillë, ai shpesh përballet me pengesa të ndryshme nga ana e autoriteteve moldave dhe jep një shembull me rikonstruksionin e Muzeut të Trashëgimisë Kulturore në qytet:
"Fituam projektin 'Fshati Evropian' në Moldavi. Këto janë para që janë marrë hua nga Europa dhe shpërndahen midis vendbanimeve që fitojnë projektet. Problemi është se projektet nuk arrijnë tek ne. Edhe një herë them – këtu bëhet fjalë për politikë, sepse unë jam nga opozita, nga partia e gabuar. Këtë projekt na e dhanë vetëm sepse ai është aq i madh dhe serioz dhe ne realisht po e zbatojmë, që të mund t’u tregojnë europianëve – shikoni, ne po bëjmë diçka."
Ekziston një ide që Muzeu i Trashëgimisë Kulturore të jetë pjesë e një kompleksi etnokulturor më të madh, që përfshin gjithashtu teatrin, i cili funksionon plotësisht me mbështetjen e qytetit, hotelin, punëtoritë artizanale, restorantet me kuzhinë kombëtare bullgare dhe një kapelë të vogël, në mënyrë që kjo të shndërrohet në një Bullgari të vogël në territorin e Moldavisë.
Foto: arkiv personal, BTA, tdu-tar.md, Facebook/ Muzeu i Trashëgimisë Kulturore i Taraklisë
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga Italia, Spanja, Austria dhe Belgjika. Kështu bënë të ditur konsulentët e “Integral” – organizatori i..
Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave bënë të ditur se kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht me projektligjin për zinxhirin e..
Republika e Maqedonisë së Veriut është në shtatë ditë zie. Qyteti i Koçanit, ku zjarri në një diskotekë mori jetën e të paktën 59 personave – të rinjve dhe fëmijëve, pothuajse të gjithë të moshës14 deri në 25 vjeç, sot është mbuluar me heshtje...
Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga..