Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ku janë zonat për të vëzhguar shiun e meteorëve Perseid në qiellin mbi Bullgari këtë natë

Foto: bgtourism.bg

Gjatë natës së 12 duke u gdhirë 13 gusht, qielli mbi Bullgari do të ofrojë një nga spektaklet natyrore më mbresëlënëse – kulmin e shiut të meteorëve Perseid. Pritet që dhjetëra “yje që bien” në orë të ndriçojnë errësirën – një moment ideal për adhuruesit e astroturizmit, sipas njoftimit të Ministrisë së Turizmit. Bullgaria është ndër destinacionet më tërheqëse në Evropë për këtë lloj përvoje. Ndër vendet më të mira për të vëzhguar këtë spektakël qiellor është Observatori Kombëtar Astronomik Rozhen, në malin e Rodopeve – kompleksi më i madh astronomik në Ballkan, në mbi 1700 metra lartësi mbidetare. Rajoni i Rodopeve Lindore, rreth qyteteve Maxharovo dhe Krumovgrad, ku qielli i natës është jashtëzakonisht i errët dhe Rruga e Qumështit dallohet si një re ndriçuese gjithashtu ofron kushte të mira për vëzhgim. Për ata që preferojnë të qëndrojnë më afër qytetërimit një alternativë e mirë është Pllaja e Shumenit. Malet Stranxha dhe Sakar janë rajonet më të përshtatshme larg turizmit masiv, ku qielli është ndër më të errëtit në vend. Bellogradçik dhe Shkëmbinjtë e famshëm të Bellogradçikut, që ofrojnë jo vetëm një qiell kristaltë të pastër, por edhe një peizazh unik, e bëjnë astrofotografinë edhe më emocionuese. Në jugperëndim, qyteti Mellnik dhe mali Pirin gëzojnë një klimë të thatë dhe net të kthjellëta. Në lindje, Shablla dhe Durankullaku, larg dritave të resorteve të mëdha bregdetare, janë gjithashtu vende të shkëlqyera për të vëzhguar qiellin e natës me horizont detar.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: bgtourism.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla "Çuçuliga" në Londër synon përmes mësimeve të lidhë fëmijët me Bullgarinë

Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..

botuar më 25-09-15 8.00.MD

Ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov hap vitin shkollor në shkollën bullgare "Hristo Botev" në Tiranë

Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë.  Ajo..

botuar më 25-09-15 6.32.MD

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD