Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemi shëndetësor në Bullgari po punon mbi pragun e tij të qëndresës dhe të durimit

Foto: BGNES

Në sfondin e statistikës për të sapo infektuarit me Covid-19, apeleve për një respektim të përpiktë të masave, që të mos të rritet presioni mbi spitalet, rasti tragjik përpara spitalit universitar në qytetin e dytë bullgar për nga madhësia Plovdiv dha një perspektivë të re rreth mendimeve reflektuese mbi kujdesin shëndetësor në vendin tonë.

Dy pacientë me koronavirus vdiqën përpara spitalit, pas një pritjeje të gjatë që të pranohen për një trajtim intensiv në repartin e specializuar. Prokuroria e reflektoi çështjen në vetvete, duke treguar gjendjen e sistemit të kujdesit shëndetësor në Bullgari. Gjendja është tepër shqetësuese jo që dje, për sistemin e pa reformuar alarmoi dhe ministri i resorit  profesor Kostadin Angellov, sipas të cilit momenti tani nuk është i përshtatshëm për reforma radikale.

“Nuk gjendemi në një situatë normale dhe shpejt ajo nuk do të bëhet më e mirë, sepse punojmë mbi pragun e rezistencës së sistemit shëndetësor” komenton përpara Radios Kombëtare Bullgare Petër Galev, drejtori i komunikimeve mjekësore në CREDOweb, një platformë për komunikim midis mjekëve. Ai vuri në dukje se rasti tragjik në Plovdiv është tregues për gjendjen e sistemit të shëndetësisë në Bullgari dhe shprehu supozimin se raste të ngjashme do të rastisin dhe gjatë muajve të ardhshëm.

“Kjo që po ndodh është rezultat i mungesës së specialistëve të mjaftueshëm mjekësorë në Bullgari - mjekë, infermiere dhe sanitarë. Ne jemi me të drejtë të zemëruar dhe të dëshpëruar, por në fakt  duhej të ishim të shqetësuar prej shumë kohe e këtej, përpara se të arrihet kjo krizë me pandeminë. Prej viteve flasim se në Bullgari nuk ka mjekë dhe infermiere, por shoqëria jonë nuk bën asgjë, që të ndryshojë kjo gjë. Sepse shikoni njoftimet për punë nëpër dyqanet - çfarë rrogash propozojnë, kurse një mjek fillestar fillon me 800 leva rrogë /400 euro/. Në këtë gjendje nuk ka sesi ai të qëndrojë në Bullgari”.

Spitalet vazhdimisht njoftojnë për një domosdoshmëri prej infermiereve, sanitarëve dhe mjekëve. Dhe në qoftë se sanitarët mundet të arsimohen për një periudhë relativisht të shkurtër kohe, jo kështu qëndron çështja me përgatitjen profesionale të mjekëve dhe infermiereve, për të cilën duhen vite.

“Një gjë tjetër është se në vet arsimin e mjekësisë ka shumë deficite të rënda - konstaton Petër Galev. Asnjë nuk i mëson mjekët për të qenë të ndershëm, ndërsa arsimi mjekësor u bë teknologjik. Sistemi i shëndetësisë po kështu u bë i orientuar nga ana tregtare dhe teknologjike, kurse shumë nga pedagogët e mjekëve të ardhshëm nuk u kushtojnë një vëmendje të mjaftueshme, sepse nuk janë motivuar që t’i arsimojnë. Thonë se do të shtohet numri i studentëve, të cilët do të mësojnë mjekësi ose për infermiere. Por, në qoftë se nuk gjendet mekanizëm, kështu qe pedagogët t’i jenë përkushtuar krejtësisht arsimit, dhe jo kjo të jetë veprimtaria e tyre e tretë ose e katërt, asgjë e mirë nuk na pret”.

Sipas fjalëve të Petër Galevit aktualisht “e gjithë bota gjendet në një gjendje lufte në mjekësi në sistemet shëndetësore”. Dhe kazuse të ngjashme tragjike rastisin kudo. Çdo një prej nesh ka përgjegjësi dhe nga sjellja e çdo njërit prej njerëzve në shoqëri - nëse do të vërë maskë dhe do të respektojë distancën e duhur dhe do t’i dezinfektojë duart - varet nëse do të mbingarkohet sistemi dhe do të lejohen akoma raste të tjera tragjik, sepse kur është i mbingarkuar një sistem, ai nuk funksionon normalisht.”

Përpiloi: Elena Karkallanova /intervistë e Ljudmilla Zhelezovës – BNR - programi “Horizont”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD