Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga 27 nëntori në Bullgari hyjnë në fuqi masa të reja kundërepidemike

Foto: BGNES

Situata epidemiologjike në Bullgari do të zgjatet deri më 31 janar. Këtë e njoftoi Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov në një brifing të jashtëzakonshëm në Këshillin e Ministrave.

Masat e reja më të rrepta kundërepidemike vendosen nga mbrëmja e 27 nëntorit dhe do të zgjaten deri më 21 dhjetor.

Me urdhër të Ministrit imponohen kufizimet sa vijojnë:

-  Ndërpritet frekuentimi i orëve mësimore, praktikave dhe shtazëve në të gjitha institucionet arsimore në Bullgari edhe për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 12 dhe për të gjitha universitetet, shkollat, kopshtet, çerdhet, si dhe veprimtaritë jashtë klasës dhe të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime për fëmijë;

-  Ndalohen të gjitha veprimtaritë kolektive sportive dhe shoqërore, kongreset, konferencat, seminaret, aktivitetet kulturore dhe argëtuese;

-  Pezullohen vizitat në qendrat e fitnesit dhe të gjitha veprimtaritë sportive dhe trajnuese për personat deri në 18 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm veprimtaritë sportive që kanë filluar. Të  gjitha garat sportive për persona mbi 18 vjeç do të organizohen pa publik.

-  Nuk lejohet organizimi dhe realizimi i kremtimeve private me më se 15 veta.

-  Mbyllen qendrat e mëdha tregtare.

-  Ndalet puna e restoranteve dhe pikave për ushqim dhe argëtim. Lejohen vetëm dërgesat ose marrja e ushqimit për në shtëpi ose për në zyrë.

-  Pezullohen vizitat në sallat e lojërave të fatit dhe në kazino.

-  Ndalohen ekskursionet dhe të gjitha llojet e udhëtimeve në grupe.

Vizitat në qendrat tregtare lejohen vetëm për disa objekte në territorin e tyre - dyqane kafshësh, optikë, farmaci, dyqane ushqimore, banka, operatorë telekomunikacioni, zyra postare. Dyqanet e vogla vazhdojnë të punojnë në kushtet e deritanishme – me respektim të distancës dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse.

Përjashtim bëhet për teatrot të cilat do të punojnë me kapacitet të zënë deri në 30 për qind të sallave dhe respektim rigorozë të masave antiepidemike.

Kishat, parqet dhe kopshtet mbeten të hapura. Nuk do të imponohet orë e mbrëmjes.

“Me vendosjen e masave të reja mendoj se do të arrijmë një pllajë të sëmundshmërisë”, tha në brifing Kryeinspektori Shëndetësor docent Angell Kunçev. Ai saktësoi se sipas klasifikimit të fuqisë së masave bërë nga Universiteti i Oksfordit, me kufizimet aktuale në vendin tonë, po hyjmë në kategorinë e vendeve me rreptësi nja 70-75 për qind të rregulloreve antikovid. “Shpresojmë se në këtë mënyrë të frenojmë sëmundshmërinë e lartë nga më se 600 të infektuar për 100 mijë dhe në këtë mënyrë t’i sigurojmë çdo familjeje bullgare pritjen e qetë të festave të ndritshme të fundvitit”, shtoi docenti Kunçev.

Pakësimi i sëmundshmërisë do të jetë fakt jo më herët sesa në fund të javës së dytë të vendosjes së masave. Vdekshmëria pritet të ulet deri në fund të javës së tretë, tregojnë të dhënat e Shtabit Operativ Kombëtar dhe situata në vendet e tjera. “Kjo është absolutisht e nevojshme në mënyrë që sistemi shëndetësor të përballojë presionin” tha në brifing kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit gjeneral profesor doktor Vencisllav Mutafçijski. “Jeta e njeriut është një gjë e çmueshme dhe me rëndësi pa marrë parasysh se çfarë janë dëmet e tjera. Ne, si mjekë, nuk mund të mbrojmë ndonjë vlerë tjetër veçse kësaj”, shtoi ai.

Hapen tri qendra të reja për plazmën rikoperuese të gjakut – në qytetet Pllovdiv, Stara Zagora dhe Pleven, njoftoi doktori Asen Balltov, drejtor i Spitalit “Pirogov”. Kështu me qendrat ekzistuese në Sofje dhe në Varna do të bëhen pesë.


U miratuan edhe masa të reja për bizneset e mbyllura

“Ishte me të vërtetë një vendim shumë i vështirë me shumë kompromise. Të gjithë kishin shqetësime, por ne do të përpiqemi të vazhdojmë të gjitha masat mbështetëse që të mos lëmë askënd vetëm", tha në brifing ministrja sociale Denica Saçeva.

Vazhdojnë masat „60 në 40”dhe „80 në 20” për kompensimin e pagave në bizneset e mbyllura. Po vazhdon edhe kujdesi i patronazhit, theksoi Saçeva.

“Për të funksionuar ekonomia kemi nevojë për njerëz të shëndetshëm. Sektori i tregtisë mbetet plotësisht i hapur”, tha në brifing ministri i ekonomisë Lëçezar Borisov. Garantojmë furnizimet, prodhimin dhe industrinë, me përjashtim të punës së qendrave të mëdha tregtare, shtoi ministri.

Me këto nivele të infektimit masat e reja janë absolutisht të nevojshme

“Ekziston vetëm një efekt i provuar kundër Covid-19 – kufizim i kontakteve sociale ose karantinë. Për të lehtësuar spitalet që janë në kufirin e mundësive të tyre, vendosim masa për 3 javë”, tha kryeministri Bojko Borisov gjatë mbledhjes së rregullt qeveritare. Ai rikujtoi se deri tashti vendi kishte regjimin më liberal për kufizimin e përhapjes së sëmundjes me qellim mbrojtjen e ekonomisë. Kryeministri shtoi se si kompensim i kësaj mbylljeje 3 javore shteti do të sigurojë 200 milion euro për bizneset me veprimtari të kufizuar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD