Thonë se një fotografi flet më shumë prej qindra fjalëve. Prandaj interesi ndaj fotografive bardh e zi nga e kaluara është kaq i madh dhe gjithmonë shkakton emocion. Dhe çfarë të themi kur bëhet fjalë për fotografi nga një e kaluar e afërt, që akoma nuk është mjaft e perceptuar? Arkiva vizuale bullgare është një platformë e re, e cila startoi në hapësirën virtuale. Ajo ka për qëllim pikërisht këtë – të tregojë në një mënyrë të paanshme thjeshtë dokumentare Bullgarinë përmes shekullit të 20 të shënuar prej peripecive historike dhe momenteve të diskutueshme.
Si ka kaluar jeta e bullgarëve të zakonshëm fill pas Luftës së Parë Botërore, si janë dukur qytetet tona pas hyrjes së Ushtrisë Sovjetike në vend? Si kanë jetuar bullgarët gjatë periudhës së socializmit, si ka manifestuar populli në radhë me pankarta në dorë “Një miqësi të përjetshme KPSS-BKP”, si janë dukur punonjësit bujqësor, po nxënësit me uniforma të rrepta socialiste? Dhe akoma dhe akoma një informacion vizual për jetesën dhe ekzistencën e mijëra bullgarëve, të cilët prej kohe nuk janë mes nesh, tanimë është i pranishëm në online hapësirë.
Iniciativa është e një grupi njerëzish të rinj nga i ashtuquajturi Brez i Tranzicionit, i pangarkuar nga klishetë historike dhe paragjykimet. “Ky është një arkiv digjital, i krijuar mbi bazën e një bashkësie prej dhuruesve. Ai është i pranishëm lirisht dhe mund të shkarkohet falas nga secili, sepse është me të drejta të mbrojtura të autorit" - thotë për Radio Bullgarinë Tihomir Stojanov, drejtues i platformës.
Sajti filloi me disa mijëra kuadro. Të gjitha ato janë të shoqëruara me tekste sqaruese. “Qëllimi është që të krijojmë një bashkësi prej dhuruesve, si dhe ta detyrojmë publikun të komentojë dhe të shtojë përmbajtje ndaj fotografive, me idenë që të pasurojmë përfytyrimet tona për Bullgarinë gjatë shekullit të 20”-thotë Tihomir. Dhe akoma:
“Pjesa më e madhe e fotografive janë amatore të bëra në festa, ekskursione, ditët e përditshme e të zakonshme të bullgarit. Përmes tyre përdoruesit do të mësojnë për tradita të ndryshme, për zakone dhe ngjarje historike, të cilat kanë shënuar shekullin e 20. Kemi dhe momente të fotografuar nga festimi i jubileve gjatë kohës së socializmit, nga manifestime të ndryshme, nga inaugurimi i monumenteve dhe i godinave.”
Krijuesit e platformës mbështeten tek interesi i madh i shoqërisë bullgare ndaj historisë së shekullit të 20. “Në Bullgari ka një ndjenjë nostalgjike, madje dhe një ndjenjë melankolike lidhur me të kaluarën” - thotë Tihomir dhe shton:
“Ka fotografi, të cilat mund të shkaktojnë debate të mëdha për vendndodhjen, çfarë rastis në to, cilët janë pjesëmarrësit e tjera. Duhet të zhvillohen diskutime interesante. Në fakt, kjo është dëshira jonë - që njerëzit të argëtohen dhe të përpiqen t'i japin kuptim kësaj periudhe 100-vjeçare nga e kaluara jonë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: visualarchive.bg
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare..