Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sindikatat llogaritën sesi kriza nga koronavirusi reflekton mbi jetën e punonjësve

Për jetë normale në Bullgari janë të domosdoshme 627 leva për njeri

Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari: 26% nga bullgarët punojnë nga shtëpia, ka tendencë për mbingarkesë

Foto: arkiv

Rreth 300 000 vende pune janë të ruajtura që nga fillimi i vitit tek ne në sajë të masave dhe skemave, të lidhura si marrëveshje midis partnerëve social për periudhën mars-tetor sivjet. Pavarësisht nga kjo, 103 000 vende pune janë të humbura. Më fort të prekur nga kriza qenë dhe mbeten njerëzit, në rrezik të varfërisë dhe të përjashtimit social, dhe ata janë rreth 32% nga popullsia. Në bazë të këtij treguesi vendi ynë vazhdon të jetë prijës në klasifikimin negativ evropian. Të dhënat janë një pjesë nga një sondazh i Institutit për Studime Sociale dhe Sindikaliste të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, i cili bën vërejtje të veta (paralele të atyre të Institutit Kombëtar Statistikor) të çmimeve të konsumit dhe të shpenzimeve të jetesës për çdo një tremujor.

Më i madh është grupi i njerëzve tek ne - rreth 3 milionë, të cilët kanë të ardhura diapazonin nga 365 leva /185 euro/ deri më 627leva /320 euro/ për një anëtarë të familjes tremujorin e fundit. Kurse ata, të cilët jetojnë me të ardhura nën pragun e varfërisë - 363 leva /185 euro/, janë shtuar me 3% që nga fillimi i vitit. Bëhet fjalë për rreth 2 milionë bullgarë, të cilët mbeten me të ardhura në dhe nën pragun e varfërisë.

Një ngushtim më të fortë të rrogës sivjet vihet re sektorët e hotelerisë dhe restorantet - me 45%, ku janë humbur mbi 30 mijë vende pune që nga fillimi i pandemisë. Në sektorët kulturë, sport dhe dëfrime tkurrja e të ardhurave është rreth 30%. Me të njëjtën përqindje janë pakësuar dhe të ardhurat e punonjësve bujqësorë.

Sipas të dhënave të sindikatës, për një jetë normale të një familjeje katër anëtaresh - /dy të rritur dhe dy fëmijë/ në Bullgari janë të domosdoshme 2508 leva në muaj /1282 euro/. Këto para janë për plotësimin e shpenzimeve për ushqim, për mirëmbajtjen e banesës, për shëndetësi, arsim, transport, pushim e të tjera. Kjo do të thotë se, për mirëmbajtjen e një personi nga familja katër anëtarësh janë të domosdoshme 627 leva /320,5 euro/. Kështu mbi bazën e të dhënave të përmendura kryetari i Konfederatës të Sindikatave të Pavarura në Bullgari Pllamen Dimitrov bën këtë konkluzion:


“Rreth 68% nga  familjet Bullgari jetojnë me të ardhura totale për person, n nivelin e jetesës - këto janë dy të tretat nga qytetarët bullgarë. Njëkohësisht grupi i njerëzve, të cilët jetojnë në varfëri rritet me 200 mijë veta kundrejt dhjetorit të vitit të kaluar.

Një sondazh vendet nga Bashkimi Evropian, i cituar nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari, tregon se kriza e Covid-19  ka ndryshuar mënyrën e punës dhe të jetesës të gjitha shtetet. Mbi 44% nga të gjithë evropianët punojnë nga shtëpia. Bullgaria është në fundin e klasifikimit  në bazë të këtij treguesi, ku vetëm rreth 26% janë bullgarët të cilët punojnë distancë.  Sipas fjalëve të Pllamen Dimitrovit tanimë po vihen re  dhe rreziqe të shumta për shkak të ngarkesës dhe të kushteve të punës në shtëpi. “Ka një tendencë drejt vetë eksploatimit dhe mbingarkesës, por gjithsesi kjo është një mënyrë për ruajtjen e vendeve të punës aty ku kjo është e mundur”- thotë lideri sindikalist.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria korr suksese në EXPO 2025 në Japoni

Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..

botuar më 25-04-15 3.55.MD

Banica bullgare renditet e treta në një renditje prestigjioze të kuzhinës

Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica (byreku) ka një vlerësim prej 4.5 nga 5 pikë të mundshme. Para pjatës bullgare renditen oferta nga..

botuar më 25-04-15 11.36.PD

Ideja për të pasur orë mësimore mbi virtytet dhe fetë në shkollë shkaktoi një debat të gjerë shoqëror

A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit janë shprehur pikëpamje të ndryshme gjatë javëve të fundit. "Hyrja e një lënde të detyrueshme mbi..

botuar më 25-04-15 7.30.PD