Papunësia po ulet nga 9% gjatë muajit maj në 6.9% gjatë tetorit, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeve para BNR-së. Ajo parashikoi një rritje të konsiderueshme gjatë dhjetorit për shkak ë bizneseve të mbyllura, por nuk pret që të ndodhë diçka katastrofike dhe sipas saj deri në fund të vitit papunësia do të jetë 7%.
“Mjetet që u livrohen punëdhënësve në kuadrin e masave “60/40” dhe “80/20” dhe “Punësim për ty” janë vetëm për paga dhe nuk mund të përdoren për diçka tjetër”, nënvizoi Ministrja.
Saçeva është kategorike se masat mund të kombinohen, por një punonjës, ose nëpunës nuk mund të marrë para njëkohësish në kuadrin e të gjitha masave. Në të njëjtën kohë një punëdhënës mund t’i kombinojë të gjitha masat, që të sigurojë mjete për personelin e vet.Mungesa e fuqisë punëtore të mjaftueshme dhe konsumi i fortë privat janë arsyet kryesore për inflacionin, sipas "Rishikimit Ekonomik" të dytë të Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) për vitin. Inflacioni vjetor është 2.9%, duke u rritur me 2.1%..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës filloi një hetim në tregun e produkteve ushqimore të nevojës së parë, me qëllim përcaktimin e arsyeve për rritjen e çmimeve. Për këtë qëllim, autoriteti antimonopol kërkoi nga rrjetet tregtare të dhëna të plota..
Ofertat për punë në të gjitha sektorët kanë rënë gjatë muajit korrik, tregojnë të dhënat nga një platformë kryesore për shpallje online në vend. Sipas analizës mujore, në korrik u regjistrua një rënie prej 12%, ose mbi 5000 vende pune më pak..