Papunësia po ulet nga 9% gjatë muajit maj në 6.9% gjatë tetorit, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeve para BNR-së. Ajo parashikoi një rritje të konsiderueshme gjatë dhjetorit për shkak ë bizneseve të mbyllura, por nuk pret që të ndodhë diçka katastrofike dhe sipas saj deri në fund të vitit papunësia do të jetë 7%.
“Mjetet që u livrohen punëdhënësve në kuadrin e masave “60/40” dhe “80/20” dhe “Punësim për ty” janë vetëm për paga dhe nuk mund të përdoren për diçka tjetër”, nënvizoi Ministrja.
Saçeva është kategorike se masat mund të kombinohen, por një punonjës, ose nëpunës nuk mund të marrë para njëkohësish në kuadrin e të gjitha masave. Në të njëjtën kohë një punëdhënës mund t’i kombinojë të gjitha masat, që të sigurojë mjete për personelin e vet.Mbi 936 000 pensionistë në Bullgari marrin pensione minimale. Sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, mbi gjysmë milioni prej tyre kanë një pension minimal për kohëzgjatjen e shërbimit dhe moshën, i cili vitin e kaluar..
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka siguruar 14 milionë leva për pajisje dhe furnizime për t'u përballur me fatkeqësitë. Fondet janë ndarë në kuadër të një projekti të Programit të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore, tha Ministri i Çështjeve..
Që nga fillimi i vitit, janë paguar61,850,999 euro në bazë të skemave të ndihmës shtetërore për fermerët bullgarë. Të dhënat janë nga faqja e internetit e Fondit Shtetëror "Bujqësia". Sipas informacionit në faqen e internetit, nga 16 tetori deri më..