Me vendim të qeverisë Ilija Gyxhenov u caktua kryetar i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit.
Gyxhenov ka kualifikimin e nevojshëm në përputhje me kërkesat e Ligjit të Administratës, theksohet në vendim. Deri tani, Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit drejtohej nga një Zëvendës Kryetar i përkohshëm, transmetoi BTA.
Prof. Dr. Ilija Gyxhenov është matematikan dhe ishte dy herë Rektor i Universitetit Jugperëndimor "Neofit Rilski". Ai është anëtar i Institutit Shkencor Maqedonas në Bullgari.
Bullgaria është e vlerësuar sipas meritave të saj për përmbushjen e kritereve të konvergjencës së Maastrihtit, gjë që tregon ngjashmërinë e ekonomisë bullgare me kërkesat e Bashkimit Evropian për qëndrueshmëri dhe stabilitet, tha kryeministri Rosen..
Paga mesatare në tremujorin e parë të këtij viti në vend arriti në 2443 leva - 11% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, sipas informacionit të Ministrisë Sociale, njoftoi reporterja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Pagat ishin..
Hyrja në eurozonë - ku ndodhen 20 ekonomi të mëdha të Evropës - ka pasoja për 10, 20, 30 vitet e ardhshme, tha kryeministri Rosen Zheljazkov për BNT, cituar nga BTA.Sipas tij, përfitimet afatgjata janë një vlerësim më i lartë i kreditit, më shumë..
Gjatë natës , reshjet do të ndalen dhe retë do të shpërndahen dhe do të pakësohen. Në orët e mëngjesit, do të formohet mjegull afatshkurtër në fushat..
Bullgaria do të dërgojë një kërkesë të re për një pagesë të dytë në korrik në kuadër të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi..
Byreku më i gjatë i mbushur me llokum trëndafili do të përgatitet në Kazanllëk. Ngjarja tradicionale e quajtur "Buka e Bullgarit" është pjesë e..