Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bota përmes syve të udhëtarëve bullgarë nga fillimi i shekullit XX

Si dukej bota përmes syve të paraardhësve tanë të cilët jetuan më shumë se 100 vjet më parë? Përgjigjen e kësaj pyetjeje jep një udhërrëfyes nga fillimi i shekullit të kaluar. Në librin “Bullgari nëpër botë në fillim të shekullit të XX” u zgjodhën histori të shkruara në vetën e parë të katër bullgarëve nga kjo epokë. Ky udhëtim i jashtëzakonshëm në hapësirë dhe në kohë zbulon në mënyrë emocionuese vetëbesimin e rritur, interesin ndaj tokave të panjohura dhe dëshirën për zbulimin e horizonteve të reja menjëherë pas Çlirimit të bullgarëve nga pushteti 5 shekullor osman. Hartuesja e librit është Rumjana Pençeva – kuratore në Muzeun Kombëtar Letrar:

“Për mua nuk është e vështirë të zbuloj udhërrëfyes të tillë sepse punoj në një muze dhe profesioni im është i tillë që çdo ditë zbuloj gjëra të ndryshme interesante. Kështu gjeta një libër me një mbulesë prej mëndafshi – ky ishte udhërrëfyesi i Radi Radevit “Egjipti, Arabia Jugore dhe Afrika Lindore” nga viti 1906. Libri është me ilustrime, fotografi dhe harta të mrekullueshme, sepse autori i tij është gazetar dhe mban në vet veten frymën e zbuluesit. Ai i shkruan tekstet me vetëdijen e qartë se është bullgari i parë i cili kalon nëpër këto vende. Ai na njoh me ndërtimin e Kanalit të Suezit, me fenomene të ndryshme natyrore... Ky është një udhërrëfyes me vend pionieri në letërsinë bullgare.”

Libri “Bullgari nëpër botë në fillim të shekullit të XX”përmban edhe tre udhërrëfyes, ndër të cilët i Hristo Sokollovit, tregimi i të cilit na çon në Amerikë. Autori përshkruan peizazhe të madhërishme industriale, në sfondin e të cilëve na paralajmëron për fatin e rëndë të emigrantëve përtej oqeanit. Shumë interesant është udhërrëfyesi i Danaill Rusevskit, i cili zbulon botën e Ishujve të Havait.

“Danaill Rusevski gjithashtu është një personalitet interesant, ndërsa udhërrëfyesi i tij është shkruar me shumë humor dhe shoqërohet me fotografi të shumta – ky është një shpërthim laraman i emocioneve dhe përshkrim i mrekullueshëm i natyrës së secilit prej ishujve. Një kontribut i madh është se ai na njeh me sistemin arsimor i Havait. Udhërrëfyesi i tij u botua në fillim të shekullit XX.”

Rumjana Pençeva

Autor i udhërrëfyesit të katër në libër është Anton Bozukov – një figurë enciklopedike dhe qytetar i botës. Në vazhdim të një muaji ai jetonte në Japoni dhe regjistronte përjetimet në një ditar. Ai frekuentoi teatro, banjën japoneze, restorante dhe hotele... Bozukovi është bullgari i parë i cili na njohu me jetën në Japoni.

Ajo që bie në sy është se edhe të katër autorët përballen mirë të gjitha sfidat në shtetet që vizitojnë.

“Ata janë njerëz – krijues dhe personalitete. Udhërrëfyesit e tyre janë pasqyra jonë. Zbulojmë sesa të vështirë njerëzit udhëtuan – përgatitje paraprake, të panjohurat në rrugë, sesi do të shmangen peripecitë. Por ata bënë shumë mirë. Kjo ishte pak pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878. Bullgarët u shkundën nga robëria 5 shekullore dhe u bënë të vetëdijshëm për të shikuar jashtë murit të shtëpisë së vet. Dhe ai i cili kishte mundësi e ndiente veten disi i detyruar të ndajë me të tjerët. Bullgarët ishin të hapur drejt botës, por e konsideruan të detyrueshme t’ia linin përvojën atyre që vinin pas tyre -  thotë në përfundim Rumjana Pençeva.

Përpiluese: Veneta Nikollova (mbi intervistën e Aleksandër Hristovit nga Programi “Hristo Botev” pranë BNR)

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD