Pritja e festave të ardhshme të ndritshme pushton vetëdijen tonë, kurse fjalët më të përdorura në Google janë “Ide për peshqeshe”. Me 11 muajt e vet të kaluar viti 2020 dëshmoi se është më i ndryshëm nga çdo vit tjetër, kurse kjo padyshim që do të ndikojë dhe mbi ndjenjën, me të cilën festojmë ikjen e vitit. Masat e reja më të rrepta kundra epidemiologjike, të cilat janë në fuqi të paktën deri më 21 dhjetor, do të ulin dëshirën si për festime të mëdha, kështu dhe për pazare të mëdha tradicionale përpara Krishtlindjes. Pavarësisht se objektet tregtare të cilat gjenden jashtë qendrave të mëdha tregtare të jenë të hapura, disa segmente nga tregtia me siguri që do të kenë humbje.
Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryetarja e bordit drejtues të Shoqatës “Libri Bullgar” Velizara Dobreva, vuri në dukje se bllokimi aktual i pjesshëm do të ketë një ndikim negativ mbi tregtinë me libra:
“Jemi dakord se jemi në kushte të pandemisë, por libri duhet të vazhdojë të arrijë deri tek njerëzit, madje dhe në kushtet e një izolimi të plotë. Kështu siç kanë nevojë njerëzit prej ushqimi dhe ilaçesh në këtë moment, në të njëjtën mënyrë kanë nevojë për të lexuar.” Sipas fjalëve të saj tek ne po vëmë re këtë specifikë në sjelljen e lexuesve:
“Kanali bazë, nëpër të cilin librat arrijnë deri tek lexuesit e vet është përmes librarive. Që të gjithë flasim për online tregti, por realiteti në vend është se vetëm 10-15% nga librat arrijnë deri tek njerëzit online”.
Gjithsesi mos hiqni dorë nga mundësia për festat e ardhshme të dhuroni një libër ose të plotësoni bibliotekën tuaj me tituj të rinj.
“Sepse përmes librave mund të dhurojmë besim, shpresë ose thjesht një histori të bukur, me të cilën të shkëputemi për pak nga shqetësimet e ditëve të përditshme dhe nga mendimet tona shqetësuese - është kategorike botuesja Viktoria Biserova.
Sipas fjalëve të saj, libri renditet në klasën e diapazonit të mesëm të çmimeve të dhuratave të mundshme.Ato kushtojnë mesatarit rreth 15-20 leva (rreth 7.5-10 euro) dhe për këto para mund të dhurojmë ndonjë libër të vlefshëm e të dobishëm, i cili të na shërbejë për një kohë të gjatë. Përveç kësaj “libri mund të zgjidhet dhe të dhurohet si një kartolinë,sepse titulli nganjëherë është kaq i fortë, saqë mund të drejtojë mesazh”. Viktoria Biserova është frymëzuese dhe motor i fushatës “Bli 1 libër”, që stimulon leximin mes fëmijëve. Përmes saj ajo drejton dhe apel për përkrahjen e njerëzve të cilët ia kanë përkushtuar jetën e tyre librave:
Pas krijimit të një vëllimi qëndrojnë jo vetëm autorë, botues dhe tregtarë, por dhe piktorë, shtypës, redaktorë, të cilët punojnë që të mund ai të arrijë deri tek ne. Më shpesh ata nuk janë në kontrata pune me shtëpitë botuese dhe prandaj për ta këta muaj qenë shumë të vështirë”.
Gjatë valës së parë të Covid-19 gjatë pranverës 30% e pronarëve të shtëpive botuese dhe librarive kanë qenë të detyruar të pakësojnë nëpunësit e vet dhe vetëm 72% në mënyrë të pjesshme kanë mundur të rivendosin veprimtarinë e tyre pas kësaj. Goditja e rëndë mbi biznesin e librave ka çuar deri në ulje në shitjen e librave midis 50 dhe 70%, tregojnë të dhënat e Shoqatës “Libri bullgar”.
Fushata “Bli 1 libër”, përveç se stimulon leximin mes brezit në rritje, mundohet dhe të ndihmojë tregun e librave. Pas botimeve të veta gjatë muajve prill dhe shtator, tani ajo do të realizohet për herë të tretë sivjet. Industria e transformon mesazhin në: ”Bli 1 libër. Dhuroje për Krishtlindjet”. Botuesit e quajnë këtë peshqesh me kauzë dhe me kuptim, sepse besojnë se libri mbetetpeshqeshi më i vlefshëm dhe një dhuratë e përjetshme e cila sjellë dashuri, ngrohtësi dhe komoditet.
Redaktor: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare..