Deri më 21 dhjetor po vazhdon aplikimi i masave anti-epidemike në vend. Kjo u bë e qartë në mbledhjen e punës ditën e shtunë, 12 dhjetor, ku Kryeministri Bojko Borisov thirri anëtarët e qeverisë, të Shtabit Operativ Kombëtar, të Shtabit të Vaksinimit dhe Kryetaren e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova, bëri të ditur zyra e shtypit pranë Presidencës.
Në mbledhje Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev citoi një studim, sipas të cilit pas javës së dytë të mësimdhënies online ulet shumë motivimi i nxënësve për të mësuar, ndërsa në moshën parashkollore mungesa e kontakteve sociale dhe e lëvizjes kanë ndikim shumë të keq.
Sa i përket ndihmës për prindërit, fëmijët e të cilëve aktualisht po mësojnë në distancë, Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Denica Saçeva theksoi se kërkesat e paraqitura janë pothuajse 22 000. Gjithashtu u bë e qartë se rreth 3 000 punëdhënës kanë aplikuar për 15 000 vende pune në kuadrin e masës për bizneset e mbyllura. Ndryshimet në Ligjin për Gjendjen se Jashtëzakonshme janë tashmë në fuqi dhe mbi këtë bazë fillon procedura për mbështetjen e biznesit me ndihmën e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave.Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një..