Në konferencën e dhjetë kombëtare të zhvilluar online Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - partia e turqve bullgarë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari, rizgjodhi sot liderin e vet Mustafa Karadajë. Forumi u hap nga ish-deputeti Junal Ljutfi, i cili nënvizoi se në zgjedhjet e ardhshme DPS duhet të paraqitet sa më mirë, që t’i kundërvihet “qeverisjes së tanishme të paaftë”. Mustafa Karadajë gjithashtu kritikoi udhëheqjen e vendit dhe shprehu shqetësimet e DPS-së për gjendjen e vendit.
Në konferencë u lexua përshëndetja e kryetarit të nderit të DPS-së Ahmed Dogan, në të cilën ai bëri thirrje që përpjekjet të përqendrohen tek përballimi i katastrofës humanitare rreth pandemisë.
Përshëndetjе ndaj delegatëve dërgoi edhe Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan: "Turqia do të vazhdojë të jetë pranë jush në bazë të marrëdhënieve të mira fqinjësore, miqësisë dhe lidhjeve aleate me Bullgarinë," tha Presidenti turk.Nuk presim ndryshime të rëndësishme në anën e shpenzimeve të buxhetit të vitit 2025, por programi kapital do të rishikohet. Këtë e ka komentuar për Radion Kombëtare Bullgare Petër Mishev nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Sindikaliste pranë Konfederatës..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..
Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Dy kuratorë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Plovdiv udhëtuan në Polin e Jugut si pjesë e Ekspeditës së 33-të Antarktike Bullgare. Qëllimi i udhëtimit..
Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin..