Në konferencën e dhjetë kombëtare të zhvilluar online Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) - partia e turqve bullgarë dhe e myslimanëve të tjerë në Bullgari, rizgjodhi sot liderin e vet Mustafa Karadajë. Forumi u hap nga ish-deputeti Junal Ljutfi, i cili nënvizoi se në zgjedhjet e ardhshme DPS duhet të paraqitet sa më mirë, që t’i kundërvihet “qeverisjes së tanishme të paaftë”. Mustafa Karadajë gjithashtu kritikoi udhëheqjen e vendit dhe shprehu shqetësimet e DPS-së për gjendjen e vendit.
Në konferencë u lexua përshëndetja e kryetarit të nderit të DPS-së Ahmed Dogan, në të cilën ai bëri thirrje që përpjekjet të përqendrohen tek përballimi i katastrofës humanitare rreth pandemisë.
Përshëndetjе ndaj delegatëve dërgoi edhe Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan: "Turqia do të vazhdojë të jetë pranë jush në bazë të marrëdhënieve të mira fqinjësore, miqësisë dhe lidhjeve aleate me Bullgarinë," tha Presidenti turk.Paradite të së premtes dhe deri në mesditë do të formohet mjegull vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë ditës do të nisë procesi i ndarjes dhe zvogëlimit të vranësirave nga..
Bullgaria shënon përparim në procesin e përmbushjes së kritereve të konvergjencës për eurozonën. Kjo u bë e qartë nga fjalët e guvernatores së Bankës Qendrore Evropiane, Kristin Lagard, gjatë konferencës së saj të rregullt për shtyp. Lagardit iu..
Deputetët e partisë "Vëzrazhdane" do të kërkojnë një dëgjim në parlament të ministres së financave Temenuzhka Petkova për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë dhe nëse vendi ka marrë angazhime ndaj institucioneve evropiane. Këtë e tha lideri i formacionit,..
200 nxënës bullgarë nga mosha 11 deri në 15 vjeç do të mund të marrin pjesë në kampet hapësinore të NASA-s në Turqi këtë verë. Këtë e tha për Radio Varna..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar..
Gjëja më e mirë për të bërë është që shteti të ndërhyjë dhe të blejë “Lukoil”. Atëherë shteti të kërkojë partnerë nëse dëshiron ta operojë vetë.Bullgarët..