Ne jetojmë, që të jemi të shëndetshëm dhe të lemë jetë pas vetes tonë! Jetë, të shprehur jo thjesht në një brez të ardhshëm, por dhe në vepra, të cilat të flasin më shumë nga fjalët tona. Të mbjellësh një pemë do të thotë të vesh fillimin e një përjetësie të vogël. Dhe pikërisht këtë bëri familja e re Ellnar dhe Behçet Hamid nga fshati Kitançevo, rajoni i qytetit Isperih. Behçet është i njohur nga banuesit e qytetit Isperih si kryetar i klubit sportiv të mundjes në qytet dhe biznesmen, kurse bashkëshortja e tij Ellnar është mësuese në këtë qytet verilindor bullgar. Familja e re ka dhe një djalë i cili është 3 vjeç. Sivjet ata festojnë 5 vjet një jetë të përbashkët dhe dëshira e tyre ka qenë në vend të një feste të mund të lenë diçka e cila të jetojë gjatë viteve. Ideja për iniciativën e tyre “mbill një pemë - që të jesh plotë shëndet” ka lindur në mënyrë fare spontane.
“Meqenëse pesë vjetori nga dasma quhet prej druri, vendosëm ta ndajmë festën tonë me njerëz nga qyteti. Fillimisht ideja jonë qe të mbjellim një pemë, por pas kësaj llogaritëm se do të jetë mirë që pemët të jenë më shumë dhe vendi të bëhet një pyll-park në dobi të brezave të ardhshëm”, tregon Ellnar.
Të njëqind pishat janë të blera me fondet e tyre personale. Fidanët janë mbjellë në zonën rreth spitalit në Isperih. Familja e re i drejton lavdërime të posaçme udhëheqjes së bashkisë për këtë se kanë ndihmuar për gjetjen e një vendi të përshtatshëm për pyllëzim.
Dëshira e Ellnarit dhe Behçetit është që kjo iniciativë e tyre të kthehet në traditë dhe familje të tjera të reja të ndjekin shembullin e tyre.
“Shpresojmë që çdo vit pylli ynë të rritet. Jemi të bindur se, gjithnjë e më shumë njerëz do të pëlqejnë idenë të përfshihen dhe të ndajnë pak kohë, që të lënë diçka, e cila të jetojë gjatë viteve dhe të kontribuojë për një ajër më të pastër”, tha familja nga fshati Kitançevo.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Mehmed Aziz dhe arkiv personal
Bilancet në të gjitha llogaritë në leva në banka do të konvertohen automatikisht dhe pa pagesë nga leva në euro që nga data e pranimit të vendit në eurozonë me kursin e këmbimit të shpallur zyrtarisht (1.95583 leva = 1 euro). Këtë e njoftoi për BTA..
Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një faqe të re në jetë pas përfundimit të arsimit të mesëm. Është karakteristikë për çdo adoleshent të..
Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..
Tre bizonë të vegjël janë sjellë në jetë në Rodopet Lindore gjatë javëve të fundit, njoftoi fondacioni "Rodopet më të egra". Ato janë shtesat e para në..