Njerëz të moshuar me fytyra të shndritshme qeshin e këndojnë, duke harruar pleqërinë, izolimin dhe ....vetminë. Të vështruar në ekranin para tyre, disa janë në takt me muzikën, të tjerë duartrokasin në ritëm, të tretë madje mundohen të bëjnë disa hapa të vegjël vallëzimi. Po, pikërisht kjo është pamja reale në disa nga azilet bullgare. Banuesit e tyre pavarësisht dhe për një pjesë të shkurtër kohe munden të ndihen specialë.
Zakonisht shkaku është ditëlindja e ndonjërit nga shokët e tyre të dhomës. Kurse në rolin e zanës së mirë, e cila paraqitet në ekran, që të mund të realizojë ndonjë dëshirë muzikore të atij i cili ka ditëlindje, hyn artistja e re dhe këngëtare Sandra Petrova. “Qe pak e jashtëzakonshme, më në veçanti në fillim të pandemisë, kur njerëzit nga azilet akoma nuk qenë të njohur mirë me internet teknologjitë. Por, me kalimin e kohës disa prej tyre, bashkë me punonjësit socialë, u mësuan se si të realizojnë një internet lidhje të mirë dhe të lidhin kompjuterët e tyre me televizorin, kështu që të më shikojnë në një ekran të madh” - tregon Sandra.
Takimet e saj online muzikore janë një pjesë nga kauza bamirëse “Transmeto më tutje” - e cila është bamirëse dhe në ndihmë të njerëzve në një gjendje të vështirë dhe të pabarabartë, siç janë dhe banuesit nëpër azilet tona. “Pavarësisht nga lidhja në distancë, ata mundin të më tregojnë gjëra të rëndësishme, të cilat bëhen të rëndësishme dhe për mua” - tregon Sandra dhe shton:
“Mora vesh se ata kanë nevojë për një vëmendje më të madhe dhe se ne në kohën tonë të përshpejtuar dinamike harrojmë t’u kushtojmë kohë. Kurse atyre u duhet shumë pak! Është e mjaftueshme vetëm t’u telefonosh, t’i pyesësh “Si je”?, të interesohesh pak nga jeta e tyre. Sepse ata kanë se çfarë të na tregojnë.”
Më shpesh e porosisin Sandrën t’u këndojë diçka nga këngëtarja Lili Ivanova. Pëlqehen shumë dhe këngët tona popullore, si dhe romancat e vjetra të qytetit. “Kur më porosisin diçka konkrete dhe unë e mësoj për ta, situata bëhet akoma më speciale! Por, Lili është favoritja e tyre! Thjesht shikoj sesi ajo ka kapur kohën për këta njerëz dhe sikurse e ka ngrirë! Kur dëgjojnë një këngë të kënduar prej saj - ngrihen menjëherë!”- thotë Sandra.
Në kohën e pandemisë, banuesit nëpër këto azile janë më të prekur nga izolimi . “A janë të trishtuar? Kur këndoj disa nga këngët, shikoj sesi kujtohen për rininë e tyre dhe tek ta ka një trishtim të lehtë”, tregon artistja.
E mira është ngjitëse. Ajo u sjell gëzim jo vetëm njerëzve në nevojë, por dhe vet dashamirësve. Tani Sandra është frymëzuar dhe për akoma një ide tjetër, me të cilën të mund t’i gëzojë njerëzit e moshuar në prag të Krishtlindjes. Tani ajo po përgatit një incizim në studio të një koncerti me këngë të Krishtlindjes të dashura e të preferuara prej tyre. Në të ajo do të këndojë në shoqërim të tre muzikantëve të rinj. “Mundet t’i interpretojmë dhe online këngët, por vendosëm, se do jetë më mirë të jenë të incizuara, kështu që ata të mund t’i dëgjojnë në çdo kohë që duan” - sqaron këngëtarja dhe artiste e re. Dhe ajo nuk ndalet deri këtu!
“Kemi një ide, të cilën po fillojmë ta zhvillojmë. Ajo është që të bëjmë të mundur, në qoftë se ndonjë dhurues do, të dhurojë gëzim për njerëzit e moshuar, të marrë në punësim muzikantë. Me ta mund të organizohen latono-mbrëmje ose mbrëmje të këngëve të vjetra, në varësi nga preferencat e njerëzve nga azili”.
Në prag të festave, të cilat sivjet do të jenë shumë më të ndryshme, për shkak të izolimit rreth Covid-19, njerëzit e moshuar, në ngjashmëri të ne të gjithëve janë të etur për një gllënjkë gëzim, lumturi, muzikë dhe...ëndrra. Por, në kohën e Krishtlindjeve, ndodhin çudira! Zanat e mira kanë kujdesin për këtë!
Autore: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit,..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..