Para vitesh ëndrra e Nora Mihajllovës ka qenë për t’u bërë piktore. E ka realizuar nëpërmjet fotografisë, e cila e lejon për ta shprehur vetveten.Derisa e shoqëron të shoqin në misionet diplomatike nëpër botë, ajo fotografon detajet, njerëzit dhe pamjet. Nora Mihajllova tashmë ka dy ekspozita vetjake, në Damask dhe Tel Aviv. Një prej serive të saj i ka quajtur “fotografi të arrestuara”, sepse ka fotografuar kuadro të ndaluar, si për shembull muri i qarjes gjatë Shabatit.
Tema e saj e dashur janë dyert, si simbol i besimit dhe shpresës. Krahas formës dhe ngjyrës ajo mëson edhe historinë dhe mesazhet e tyre.
“Një prej ekspozitave të mia e bëra në kishën e luteranëve në qytetin e vjetër Jafa të Izraelit, me shoqërimin e një organi. Atje paraqita dyer nga shtete të ndryshme. Dyert takojnë botët, përmes tyre njeriu kalon në qytetërimet e ndryshme. Ato nuk duhet mbyllur, sepse janë një urë, e cila na bashkon, pavarësisht nga kulturat e ndryshme dhe mënyra e jetesës.”
Në kohën e saj të lirë Norës i pëlqen të ngasë biçikletë në distanca të gjata. Çiklizmi është pasioni i saj tjetër, i cili ka filluar në Uashington. Në Izrael ka krijuar grupin “Bike with me”. Bashkë me diplomatë nga shtete të ndryshme (Çekia, Sllovakia, Austria, Norvegjia, SHBA-ja, Kanadaja, Egjipti, Anglia) ajo bën xhiro me biçikleta në Herclia dhe Tel Aviv. Kanë marrë pjesë madje në Triatlonin në Herclia, ku fituan vendin e tretë.
“Kur shkova në Jordani u përfshiva në grupin “Cycling Jordan” – vë në dukje ajo. – E ngas biçikletën edhe vetë në distanca të gjata, madje nga 40-50 km. në ditë. Kam qenë në vende të tilla, ku më duket se nuk ka shkelur këmba e njeriut, si Maunt Nebo, Um ar Rasas, Vadi Muxhib, kështjella Mukauir, ku e kanë prerë kokën e Joan Pagëzorit.
Dhe këtu është momenti ta falënderoj bashkëshortin tim për përkrahjen e tij, duke më inkurajuar për të qenë vetvetja. Kam ëndrra të mëdha – të bëj një xhiro me biçikletë në mbarë Jordaninë. Disa miq më pyetën se si është e mundur një grua ta lëvizë e vetme me biçikletë në një vend arab. Por unë desha t’i qetësoj: jordanezët janë njerëzit më të këndshëm dhe miqësorë, që po njoh.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/Nora Mihajllova
" Të qëndrosh në skenë përpara kaq shumë njerëzve, të gjithë të shikojnë ty dhe të dëgjojnë himnin bullgar është thjesht një shpërthim emocionesh " , pohon Dalija Rogova, e cila është shpresa e re e Bullgarisë për medaljen e artë në Konkursin Botëror..
"Jeta e një muzikanti është shumë e bukur, nëse arrin ta jetosh ashtu siç dëshiron dhe me muzikën që dëshiron, e jo me atë që tregu të imponon", beson bateristi Ivan Dimov. Karriera e tij muzikore lidhet me dy grupe ikonike bullgare të krijuara në vitet..
Para 27 vitesh, pasiguria në të cilën ndodhej vendi ynë, por edhe pasioni për ngjitje, e bëri bashkatdhetarin tonë, Konstantin Zllatev, të marrë çantën mbi supe dhe me rreth 3000 dollarë të niset drejt një ëndrre – të ngjisë ndonjë prej majave..
Në fund të majit, këngëtarja britanike e operës Xhesika Leshnikov ishte në Bullgari për të marrë pjesë në paraqitjen e librit të parë biografik, kushtuar..