Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pabarazitë shëndetësore - fytyra e re e varfërisë në Bullgari

Foto: arkiv

Më të varfrit- rreth 20% nga popullsia në Bullgari ndodhen përpara një rreziku më të madh kundrejt më të pasurve, 20%, sa i përket Covid-19, janë kategorik Analizatorët nga Instituti për Studime Sociale dhe Sindikale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Në këtë rrezik përfshihen kryesisht por jo dhe vetëm rreziqet mjekësore. Familjet më të varfra nuk mund të kujdesen për shëndetin e vet në mënyrë të plotë vlefshme, shumë shpesh njerëzit bien në kurthin e sëmundjeve të tjera shoqëruese, gjë e cila i rendit në grupin më rrezikues. Ata mbeten me një arsim më të ulët, kurse që aty  dhe rreziku të mbeten pa punë është edhe më i madh. Kështu shfaqen dhe premisat ekonomike që kjo pjesë nga familjet të bëhen edhe më të varfra sesa kanë qenë përpara fillimit të krizës.

Shpenzimet për shëndet tek familjet janë në mënyrë disproporcionale të lartë në raport me të ardhurat e tyre. Kjo çon deri në të ashtuquajturat “pabarazi shëndetësore”, të cilat janë të shprehura fort tek njerëzit me të ardhura nën vijën e varfërisë, sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare eksperti ekonomik i Konfederatës të Sindikatave të Pavarura në Bullgari Ljubosllav Kostov, duke ju referuar të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikës.

“Kriza mjekësore do të vërë sfida të shumta përpara njerëzve dhe të ardhurave të tyre. Kjo tanimë duket qartazi - mesatarisht rreth 30% nga të ardhurat e njerëzve gjatë viteve të fundit kanë shkuar për ndonjë farë shpenzimesh për shëndet- ilaçe, hospitalizim, vizita mjekësore, shërim. Dhe kjo është e vlefshme për njerëzit me të ardhura mesatare për periudhën përpara krizës. Në qoftë se vëmë re bullgarët me rrogë minimale dhe një pension minimal - problemi bëhet akoma më serioz - aty përqindja rritet midis 50% dhe 118%.

Në këtë situatë njerëzit me të ardhura të ulëta përdorin  kredi të shpejta ose  kredi të tjera të konsumit,  që të mund të përballojnë nevojat e tyre  gjatë shërimit. Dhe kjo gjë ka qenë karakteristike për vendin tonë shumë përpara koronavirusit. Aktualisht qytetarët grumbullojnë ilaçe, zhvillojnë vizita mjekësore nga më të ndryshmet, teste, kurse të gjitha këto janë shpenzime të mëdha për një familje bullgare.” Prandaj këto 30% për kujdese mjekësore të njerëzve me të ardhura mesatare mbase mot do të rriten në 60-80% nga të ardhurat e tyre mujore. Kurse këta me të ardhura më të ulëta do të drejtohen deri në kredi më të shumta”. Shpesh fëmijët dhe të afërmit e njerëzve me të ardhura më të ulëta ju ndihmojnë me para, që të mund të jetojnë dhe të shpëtojnë. Kjo sipas Kostovit, do të jetë edhe një pyetje tjetër, përpara së cilës shoqëria bullgare  do të drejtohet, e pikërisht - të zgjidhë problemet me pabarazitë, të shkaktuara dhe nga kriza shëndetësore.

Të dhënat  për mirëmbajtjen e jetës për tremujorin e tretë të vitit të Institutit për Studime Sociale dhe Sindikaliste pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari treguan se 2/3 nga familjet në vend jetojnë me të ardhura të përgjithshme për një person nën mjetet e nevojshme për mirëmbajtje. Grupi i të varfërve ruhet në pothuajse të njëjtat nivele si në tremujorin e mëparshëm, por në krahasim me dhjetorin e vitit 2019, rriten me rreth 200 mijë veta. Sipas ekspertëve sindikalë kjo vjen nga njëra anë nga rritja e përmasës së vijës së varfërisë dhe zgjerimi i fushëveprimit të familjeve, por nga ana tjetër – nga fakti që pandemia preku më shumë popullatën më të varfër. Koronavirusi po i ndërlikon pabarazitë meqenëse punonjësit e paguar dobët si dhe ata me një kualifikim të ulët të parët e humbën punën e tyre gjatë kohës së pandemisë.

Për mua ky është një fakt shumë shqetësues dhe duhet që të mendohet për këta njerëz, të cilëve një pjesë e madhe nga të ardhurat u shkojnë për shpenzime për shërim”- vuri në dukje eksperti ekonomik nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari Ljubosllav Kostov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD

Hungaria merr presidencën e BE-së: çfarë axhendesh do të formojë në gjashtë muajt e ardhshëm dhe a priten kompromise në disa nga linjat kryesore politike të Bashkimit

Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..

botuar më 24-07-03 9.19.MD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD