Tani nuk është koha për histeri ose panik dhe nuk ka shtam të ri, tha para Nova TV kryetari i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë, Dr. Ivan Maxharov. "Virusi po ndryshon, dhe ne e dinim këtë gjatë gjithë vitit. Tani kemi informacion për pak më shumë se 17 sekuenca të ndryshuara. Nuk bëhet fjalë për një shtam të ri, por e ardhmja do të tregojë se si do të reagojë ndaj këtij mutacioni organizmi i njeriut”, shtoi Maxharov.
Ai vuri në dukje se nuk njoftohet për një zhvillim më të rëndë të sëmundjes, ose për vdekshmëri më të lartë. Këto lajme më duken më tepër si politikë, duke pasur parasysh faktin se ndryshimi u zbulua dy muaj më parë. Papritmas u njoftua nga Kryeministri britanik dhe jo nga komuniteti shkencor, komentoi kryetari i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë.
Ka shumë të ngjarë që mutacioni tashmë të jetë përhapur në Bullgari, shtoi gjithashtu Maxharov.Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..