Tani nuk është koha për histeri ose panik dhe nuk ka shtam të ri, tha para Nova TV kryetari i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë, Dr. Ivan Maxharov. "Virusi po ndryshon, dhe ne e dinim këtë gjatë gjithë vitit. Tani kemi informacion për pak më shumë se 17 sekuenca të ndryshuara. Nuk bëhet fjalë për një shtam të ri, por e ardhmja do të tregojë se si do të reagojë ndaj këtij mutacioni organizmi i njeriut”, shtoi Maxharov.
Ai vuri në dukje se nuk njoftohet për një zhvillim më të rëndë të sëmundjes, ose për vdekshmëri më të lartë. Këto lajme më duken më tepër si politikë, duke pasur parasysh faktin se ndryshimi u zbulua dy muaj më parë. Papritmas u njoftua nga Kryeministri britanik dhe jo nga komuniteti shkencor, komentoi kryetari i Bashkimit të Mjekëve Bullgarë.
Ka shumë të ngjarë që mutacioni tashmë të jetë përhapur në Bullgari, shtoi gjithashtu Maxharov.Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..