Prokuroria e specializuar të publikojë të gjitha materialet e lidhura me kontrollin e incizimeve të Kryeministrit Bojko Borisov, këtë e kërkoi kryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov.
Ai bëri të ditur se do të apelojë refuzimin e prokurorisë për të vazhduar hetimin e audio-incizimeve të përhapura gjatë verës, sipas të cilave Kryeministri përzihet në punën e strukturave shtetërore.
Sipas Ivanovit autoritetet duan ta prezantojnë para Parlamentit Evropian rastin në fjalë si të përfunduar. Atje pritet akoma një dëgjim për Bullgarinë në grupin e monitorimit të demokracisë, superioritetit të ligjit dhe të të drejtave kryesore të njeriut pranë Komisionit për të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme.Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..