Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Apelojnë një hetim të ndaluar kundër Kryeministrit

Hristo Ivanov
Foto: BGNES

Prokuroria e specializuar të publikojë të gjitha materialet e lidhura me kontrollin e incizimeve të Kryeministrit Bojko Borisov, këtë e kërkoi kryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov.

Ai bëri të ditur se do të apelojë refuzimin e prokurorisë për të vazhduar hetimin e audio-incizimeve të përhapura gjatë verës, sipas të cilave Kryeministri përzihet në punën e strukturave shtetërore.

Sipas Ivanovit autoritetet duan ta prezantojnë para Parlamentit Evropian rastin në fjalë si të përfunduar. Atje pritet akoma një dëgjim për Bullgarinë në grupin e monitorimit të demokracisë, superioritetit të ligjit dhe të të drejtave kryesore të njeriut pranë Komisionit për të Drejtat Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD